E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja Basha sot në Gjykatën e Lartë

Ministri i Jashtëm Lulëzim Basha do të jetë sot për herë të dytë përballë Gjykatës së Lartë ku do të përballet sërisht me akuzat e ngritura nga ana e prokurorisë për abuzime në lidhje me rrugën Durrës-Kukës-Morinë. Gjykata pritet të shprehet sot në lidhje me kërkesën e prokurorisë që sipas avokatit të Bashës është ngritur pas përfundimit të afateve hetimore. Në seancën e kaluar Basha bëri kërkesë zyrtare për të mos marrë parasysh materialet e prokurorisë pasi sipas tij janë ngritur në mënyrë të paligjëshme duke pasur parasysh pikërisht afatet hetimore. Seanca do të zhvillohet sërisht me dyer të mbyllura për median dhe pritet që i pranishëm të jetë edhe vetë zoti Basha. Në seancën e kaluar që ishte edhe e para zoti Basha dha shpjegime në lidhje me çështjen dhe pretendimet e tij pikërisht për çështjen e afateve hetimore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›