E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Berisha, fajtori per Gerdecin

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha, si pergjegjesin kryesor per tragjedine e Gerdecit qe mori jeten e 26 personave, ndersa ka kerkuar largimin e tij nga qeverisja e vendit.

“Berisha ik! Kjo eshte thirrja e te gjithe opozites jo vetem ne Tirane, po ne te gjithe Shqiperine dhe eshte sfida jone”, u shpreh Meta.

Kreu i LSI-se u shpreh i bindur se ne 28 qershor do ta nxjerre ne pension Berishen, si e keqja e vendit, si shkaktarin e vdekjes se 26 personave me 15 mars te vitit te kaluar.

Meta, ne fjalen e tij, akuzoi deputetet e Partise Socialiste, se nuk dhane firmat per te krijuar Komisionin hetimor per Gerdecin.

Me pare, edhe kryetari i PSV 91, Petro Koci, partia e te cilit eshte ne koalicion me LSI-ne, deklaroi ne sheshin para Kryeministrise, se autor i tragjedise se Gerdecit ishte shoqata “Meico” qe ka per drejtues Berishen.

“Jemi ketu per te kerkuar drejtesi. Duhet te guxojme per te sjelle ndryshimin”, u shpreh Koci.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›