“Gerdeci”, Rama: Politika, larg duart nga drejtesia

Para protestuesve te grumbulluar prane selise se kryeministrise, Rama, deklaroi se korrupsioni qeveritar vrau 26 persona, me 15 mars te vitit te kaluar.
Ne fjalimin e tij, Rama, akuzoi qeverine “Berisha” se ne keto kater vjet jo vetem qe nuk ka mbajtur premtimet, po ka zhytur vendin ne varferi dhe krize.
Po jo vetem kaq, por Rama, theksoi se ne 18 vitet e fundit, te gjithe qeverite kane menduar per veten e tyre dhe kane lene njerezit te jetojne ne varferi dhe pa te ardhme.
Nga ana tjeter, kreu socialist vleresoi pjesemarrjen e qytetareve ne ceremonite perkujtimore gjate dites se sotme, pasi keshtu u manifestua dashuria per vendin dhe njeri-tjetrin.
“Ne do ta bejme Shqiperine si gjithe Evropa dhe do te sjellim ndryshimin e madh per zhvillimin e vendit. Jemi ketu per t’ u hapur krahet e bashkepunimit per ata qe duan perparimin”, u shpreh Rama.