Çështja Hoxha,dëshmon ish Shik-asi

Në procesin gjyqësor në ngarkim të Remzi Hoxhës ka dëshmuar sot lir Cenollari, ish-drejtori i komanduar i SHIK-ut. Cenollari tha se në vitet 1998- 1999 kishte marrë kontakt me Ziso Kristopulin i cili i shoqëruar nga punonjës të SHIK-ut donte të bënte kallëzim pasi ishte keqtrajtuar nga SHIK. Procesi i zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka si të pandehur Arben Sefgjinit, Ilir Kumbaros, Budjon Meces dhe Avni Koldashin, të cilët akuzohen për zhdukjen e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha. Cenollari dëshmoi se atëherë ishin bërë verifikimet në terren dhe ishte konstatuar vërtetësia e deklarimeve të Kristopulit, madje së bashku kishin shkuar në Vain të Lezhës ku vetë Ziso Kristopuli kishte pohuar se e kishin sjellë pikërisht në atë vend. Mes dëshmitarëve në këtë proces ishte edhe Gjenerali Agim Shehu, ish- drejtor Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, njëkohësisht ish- zëvendësministër i Brendshëm dhe Fatos Klosi ish-shefi i SHIK. Remzi Hoxha është zhdukur më 21 tetor 1995. Prokuroria akuzon ish-punonjësit e SHIK-ut, se e kanë torturuar dhe më pas zhdukur atë.