Durrës,arrestohen 4 persona për vjedhje
Policia e Durrësit ka arrestuar katër persona të akuzuar për vjedhje në bashkëpunim. Sipas të dhënave nga policia e qytetit bregdetar, një prej të prangosurve është punonjës policie në komisariatin nr.3 të Tiranës. "Pas hetimeve, policia arrestoi shtetasit, Martin Arreza, 22-vjeç, punonjës policie; Gentjan Shijaku, 38-vjeç; Dorian Dedja, 25-vjeç dhe Artur Shijaku, 35-vjeç"- thanë të njëjtat burime. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për arsye se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur autoveturën tip "Volsvagen".Shërbimet e Seksionit të Krimeve kundër Pronës, në sajë të hetimeve disa mujore, bënë të mundur gjetjen e automjetit, në qytetin e Tiranës, të cilin e drejtonte Martin Arrëza. Pasi u bë ndalimi i tij, gjatë veprimeve hetimore u identifikuan e më pas ndaluan edhe bashkëpunëtorët.
Automjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprën penale të vjedhjes, kryer në bashkëpunim.