Ministri japonez, "tapë" në takimin e Romë
Ministri japonez i Financave,
Shoici Nikagawa, ka fajësuar
dozën e fortë të një mjekimi
që kishte marrë për një gjendje
gripale si shkaktaren e performacës
jo të zakonshme që bëri
gjatë takimit të ministrave të Financës
së G7 në Romë, fundjavën
e kaluar. Gjatë takimit, njeriu që
ndodhet në krye të ekonomisë së
dytë më të fuqishme në botë, ishte
në gjendje të dehur. Pas kthimit të
djeshëm në Japoni, ai u prit nga
thirrjet e kundërshtarëve politikë
dhe gazetarëve për dorëheqje. Sipas
tyre, qëndrimi i ministrit ishte
një ofendim për vendin dhe një
akt i turpshëm para syve të botës.
Për shefin e opozitës, ministri
duhet pushuar menjëherë nga
detyra. Vetë zyrtari i lartë u shpreh
se ai kishe pirë pak alkool gjatë
fl uturimit për në Romë dhe kishte
marrë edhe disa medikamente
për gripin. Ky kombinim mund
t‘i kishte shkaktuar gjendjen e të
dehurit gjatë takimit. Ai vazhdoi
të ngulmonte se performanca e
tij nuk e kishte dëmtuar imazhin
e Japonisë para ministrave të tjerë
të fi nancave të G7. Ministri pritet
të goditet edhe më nga opozita
edhe për shkak të lidhjeve të tij të
ngushta me Kryeministrin e vendit,
popullariteti i të cilit ka rënë
ndjeshëm muajt e fundit. Ministri
i Financave mezi i mbante
sytë hapur gjatë konferencës së
shtypit të ministrave në Romë
dhe në këtë situatë iu përgjigj
gabimisht disa pyetjeve të drejtuara
nga gazetarët. Performanca
e tij u dënua edhe nga një pjesë e
anëtarëve të partisë në pushtet që
e quajtën të turpshëm qëndrimin
e ministrit të tyre.
Shoici Nikagawa, ka fajësuar
dozën e fortë të një mjekimi
që kishte marrë për një gjendje
gripale si shkaktaren e performacës
jo të zakonshme që bëri
gjatë takimit të ministrave të Financës
së G7 në Romë, fundjavën
e kaluar. Gjatë takimit, njeriu që
ndodhet në krye të ekonomisë së
dytë më të fuqishme në botë, ishte
në gjendje të dehur. Pas kthimit të
djeshëm në Japoni, ai u prit nga
thirrjet e kundërshtarëve politikë
dhe gazetarëve për dorëheqje. Sipas
tyre, qëndrimi i ministrit ishte
një ofendim për vendin dhe një
akt i turpshëm para syve të botës.
Për shefin e opozitës, ministri
duhet pushuar menjëherë nga
detyra. Vetë zyrtari i lartë u shpreh
se ai kishe pirë pak alkool gjatë
fl uturimit për në Romë dhe kishte
marrë edhe disa medikamente
për gripin. Ky kombinim mund
t‘i kishte shkaktuar gjendjen e të
dehurit gjatë takimit. Ai vazhdoi
të ngulmonte se performanca e
tij nuk e kishte dëmtuar imazhin
e Japonisë para ministrave të tjerë
të fi nancave të G7. Ministri pritet
të goditet edhe më nga opozita
edhe për shkak të lidhjeve të tij të
ngushta me Kryeministrin e vendit,
popullariteti i të cilit ka rënë
ndjeshëm muajt e fundit. Ministri
i Financave mezi i mbante
sytë hapur gjatë konferencës së
shtypit të ministrave në Romë
dhe në këtë situatë iu përgjigj
gabimisht disa pyetjeve të drejtuara
nga gazetarët. Performanca
e tij u dënua edhe nga një pjesë e
anëtarëve të partisë në pushtet që
e quajtën të turpshëm qëndrimin
e ministrit të tyre.