Çështja çame nuk ekziston për grekët

Ministrisë së Jashtme greke nëpërmjet një deklarate ka thënë se, nuk ekziston çështja çame. Kjo deklaratë zyrtare është përcjellë sot nëpërmjet zëdhënësit të saj, Gregori Delavekuras.
“ Kushdo mendon se ka ndonjë një problem mund t’i adresohet drejtësisë greke,”- kështu është përgjigjja e kësaj ministrie. Madje sipas kësaj ministrie Avramoupolos ia ka bërë të qartë edhe autoriteteve shqiptare. “Z. Avramopulos e bëri të qartë që nga fillimi i bisedimeve se në Greqi nuk eksitojnë çështje të tilla; çështje e territoreve etnike dhe në qoftë se dikush e konsideron atë një problem mund të adresohet tek gjykata greke”- ka thënë Delavekuras.
Ky është reagimi i dytë i fortë nga Athina zyrtare pas deklaratës së ministrit të Jashtëm i Greqisë Dimitris Avramopoulos i cili tha se qëndrimet e Berishës për Shqipërinë e madhe ishin të papranueshme. Ministri Jashtëm grek, Dhimitris Avramopullos, tregoi për median greke në datë 4 dhjetor arsyet se përse anuloi vizitën e tij në Tiranë në Ditën e Pvarsisë, raporton Shekulli.
Avramopullos ka zbuluar se i ka kërkuar që një ditë përpara vizitës së tij në Tiranë, kryeministrit Berisha, që të tërheqë deklaratat e bëra mbi ‘Shqipërinë Etnike’, duke thënë se deklarata u tërhoq, por me vonesë, pas festave të 28 nëntorit.
Sipas kryediplomatit grek, Tirana e mori mesazhin e qartë, duke shtuar se rëndësi të veçantë ka edhe paralajmërimi i rreptë që KE-ja i ka bërë Shqipërisë për këtë çështje. Avramopullos, ka deklaruar gjithashtu se, Greqia do të jetë faktor stabilizues në rajon, por menaxhimi i problemeve që lindën me Shqipërinë është një tjetër sfidë e Greqisë, pasi nuk është një fqinj i lehtë për tu menaxhuar./Indeksonline/