E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët fajtorë, si gjermanët pas LIIB

Problemi i Kosovës mund të zgjidhet me modelin e dy shteteve gjermane, të krijuara pas Luftës së Dytë Botërore, thotë drejtor i Fondacionit "Friedrich Ebert" në Serbi, Michael Ehrke.

"Modeli i cili është i bazuar në Marrëveshjen e vitit 1972, mes dy shteteve gjermane, është shembull i normalizimit të marrëdhënieve, pa njohjen e ndërsjellë të pavarësisë”, tha Ehrke në një takimin në Qendrën Mediale, gjatë prezantimit të projektit: “Marrëdhëniet serbo-gjermane: Reale dhe e mundshmja".

Ai tha serbët pas luftërave të viteve ’90 në ish-Jugosllavi, shihen si gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore, pra si fajtorët kryesorë.

Ai theksoi se marrëdhëniet e mira fqinjësore në rajon, ndër të tjera, nënkuptojmë zgjidhjen e “problemit të Kosovës”, i cili paraqet pengesë për integrimin e mëtejshëm evropian të Serbisë.

Ehrke theksoi se çështjet që janë objekt i dialogut serbo-shqiptar, janë të ngjashme me temat e marrëveshjes mes Gjermanisë Perëndimore dhe Gjermanisë Lindore. /Telegrafi/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›