Ivanoviq i kënaqur me garancitë e Serbisë

Oliver Ivanoviq, dikur i ashtuquajtur sekretar shtetëror për Kosovën, thotë se garancitë që kanë marrë serbët e veriut për funksionimin e vendkalimeve, janë maksimumi që aktualisht mund të arrihet.
"Më duket ky është maksimumi që aktualisht kemi mundur të marrim e ai është se nuk do të ndërrojmë letërnjoftimet, patentë shoferin, se nëpër këtë vendkalim do të mund të udhëtojmë pa pengesa dhe pa pagesa shtesë", ka thënë Ivanoviq për B92.
Ai ka thënë se ka njerëz që nuk janë të kënaqur, porse ata janë pakicë dhe se i gjithë rrëfimi do të rregullohet shpejt"./Indeksonline/