E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë sporti të zgjedhim dhe në çfarë mase

TIRANE- Sipas këshillave më të reja që japin specialistët në fushën e sportit, duhet të ruhen disa principe bazë, në mënyrë që sporti të ketë ndikim pozitiv në shëndetin tonë. Sporti nuk është thjesht lëvizje. Vetëm nëse ju e praktikoni dhe e përdorni në mënyrë të drejtë, do të arrini rezultatet e kërkuara: kushte të mira fizike dhe gjendje të mirë shpirtërore. Më poshtë ne ju japim disa këshilla të vlefshme që ju të zgjidhni atë që është e përshtatshme për ju dhe fëmijët tuaj.

Bëni sport çdo javë nga disa orë në ditë. 
Çdo person i moshuar që nuk vuan nga ndonjë sëmundje duhet të bëjë sport të paktën 2 orë e gjysmë në javë, duke plotësuar veprimtari fizike me një intensitet të ngadalshëm, siç mund të jetë ecja e shpejtë. Nëse dëshironi sportet më intensive si vrapi apo noti, atëherë koha e kaluar në pishinë ose në një shesh duhet të jetë të paktën 1 orë e 15 minuta në javë. Veprimtaria fizike mund të jetë e përcaktuar në mënyrë të tillë specialistët.

Tendosni muskujt. 
Stërvitjet e forta me intensitet të ulët apo të lartë do të mbrojnë si muskujt, ashtu edhe shëndetin tuaj. Ushtrimet fizike mund t’ju marrin mund dy ose më tepër orë në javë, ndërkohë që duhet të përfshijnë të gjitha llojet e muskujve: gjoks, kurriz, shpatulla si dhe gjymtyrët e sipërme e ato të poshtme. Ushtrimet e forta mund të bëhen me pesha të lira, me aparatura të posaçme ose vetëm me trupin tuaj. 

Mos u justifikoni me moshën tuaj. 
Nuk ekziston një moshë e përcaktuar për sportin. Edhe personat më të vjetër në moshë duhet të përpiqen të mbajnë një formë sportive, nëse kjo është e mundur. Ata që janë më të rrezikuar për t’u prekur nga një frakturë ose dëmtime duhet të kryejnë ushtrime që përmirësojnë ekuilibrin e tyre. 

Sporti zbavit dhe bën më të shëndetshëm edhe fëmijët. 
Ata duhet të bëjnë sport çdo ditë. Aktiviteti fizik tek fëmijët duhet të përbëhet nga aktivitete sportive intensive, të paktën tre herë në javë. E preferueshme është që aktiviteti i tyre të përbëhet nga ushtrime që mbrojnë sistemin kockor si: vrapi dhe kërcimi në litar. Gjithashtu, preferohen ushtrime që zhvillojnë muskujt.
(ol.mi/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›