Rouçek: Kreu i shtetit duhet të jetë konsensual
BRUKSEL- Brukseli propozon që kreu i ri i shtetit shqiptar të zgjidhet sipas modelit gjerman. Sipas eurodeputetëve, Gjermania do të ishte një shembull i mirë për t’u kopjuar në zgjedhjen e presidentit. Këtë mesazh sjell Brukseli, pak ditë para nisjes së procedurave për të zgjedhur pasuesin e Bamir Topit. Libor Rouçek, ishraportues për Shqipërinë, Zëvendëskryetar i Grupit të Aleancës progresiste të social- demokratëve në Parlamentin Evropian shprehet se situata në Tiranë është e njëjtë.
Dhe po e njëjtë sipas tij, duhet të jetë dhe zgjidhja konsensuale. ”Nëse ne mund të merrnim një shembull të fundit për zgjedhjen e presidentit, kjo është Gjermania. Sepse Gjermania ka pasur probleme me presidentin. Tani aty u zgjodh një person me konsensusin e të gjitha forcave politike. Ky konsensus u arrit midis social-demokratëve, liberalëve dhe demokristianëve. Kjo është situatë e njëjtë edhe për ju”,- deklaroi Rouçek. Por, për Europarlamentarët, figura e re që duhet të kryesojë shtetin duhet të qëndrojë mbi palët dhe të jetë garant i Kushtetutës.
“Një president duhet të qëndrojë mbi grindjet e përditshme politike. Presidenti duhet të jetë një individ që duhet ta bashkojë politikën. Nëse ka një problem dhe qeveria nuk bie dakord për diçka me opozitën, në këtë rast presidenti luan rolin e tij, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët. Pra, nëse unë po jap si shembull Gjermaninë, unë mendoj se kjo do të ishte e pranueshme dhe për Shqipërinë, për të zgjedhur një person që të pranohet jo vetëm nga partitë parlamentare, por edhe nga populli”,- shprehet z.Rouçek. Zgjedhja e Presidentit të Republikës, procedurat për të cilin fillojnë në maj, do të monitorohet me kujdes nga Brukseli. Ajo do të pasqyrohet edhe në raport-progresin që do të dalë në tetor, kur pritet edhe përgjigjja për kërkesën e Tiranës zyrtare për marrjen e statusit të vendit kandidat të Bashkimit Evropian. Para tre ditësh, edhe nënkryetari i delegacionit në PE për Evropën Juglindore, Jelko Kacin apeloi që Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë duhet të zgjidhet me konsensus dhe kjo, jo vetëm për shkak të gjetjes së një personaliteti. Kacin i konsideron politikanët shqiptarë demodé dhe në rast se edhe këtë herë nuk gjejnë konsensus për emrin e ri të presidentit, ata do të dëmtojnë imazhin e tyre dhe të Shqipërisë dhe më shumë, shton ai. “Ne kemi nevojë të flasim për konsensus. Nuk bëhet fjalë të gjejmë vetëm një personalitet, por për të dhënë mesazhe si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Dhe, në rastin e Shqipërisë, këto lloj mesazhesh janë shumë të rëndësishme, për arsye se duhet fituar më shumë besim. Nga ana tjetër, unë do të thosha, se njerëzit në Shqipëri janë të ngopur tashmë me konfliktet mes liderëve kryesorë. Dhe këto konflikte, që rikthehen, nuk mirëpriten në Shqipëri. Pra, unë shpresoj se drejtuesit kryesorë do të kenë mësuar diçka nga këto ngjarje, përndryshe, do të bëhen më shumë demodé seç janë tani”,- tha Kacin.
Ai apeloi, se është koha për të ndryshuar në emër të së ardhmes dhe për një jetë më të mirë. “Ne duam që në Shqipëri të ketë më shumë Evropë. Dhe kjo është ajo për të cilën njerëzit duhet të bien dakord”,- është mesazhi i qartë i numrit dy në delegacionin e Parlamentit Europian për Shqipërinë.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)