Bashkia e Vlorës harron turizmin, reagon LSI
Ralf Gjoni: Gjendje e keqe e infrastrukturës në qytet prag të sezonit
LSI reagon për gjendjen e keqe të infrastrukturës së qytetit të Vlorës, por dhe të pastërtisë së imazhit të një qyteti turistik. Nëpërmjet të deleguarit të saj për Qarkun e Vlores, Ralf Gjoni, LSI ka akuzuar Bashkinë e Vlorës për gjendjen e keqe në të cilën qyteti i Vlorës prezantohet në këtë prag sezoni turistik. Gjoni i është referuar hyrjes dhe daljes në qytetin e Vlorës, të cilat i ka konsideruar të turpshme për një qytet turistik.
Gjoni gjithashtu ka akuzuar Bashkinë e Vlorës për mungesë të vëmendjes ndaj qytetarëve të saj.
Ai gjithashtu ka fokusuar vëmendjen te bregdeti, amullia e krijuar përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe njëherazi infrastruktura gjithandej e dëmtuar.
Sipas tij një qytet bregdetar si Vlora meriton të ketë tjetër pamje e tjetër imazh në këtë prag sezoni turisik e në muajt në vijim.