E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Thaçi shkrim për revistën “Foreign Policy”: Propozim për themelimin e Komisionit të së Vërtetës

29-04-2012 / Gazeta 55

Në një shkrim në Foreign Policy, kryeministri Kosovar Hashim Thaçi flet për parandalimin e genocidit si vepër e të gjithë kombeve. Thaçi i referohet fjalimit madhështor të presidentit amerikan Barak Obama rreth parandalimit dhe ndëshkimit të genocidit. “Obama-shkruan Thaçi- e bëri këtë, duke sjellë dy imazhe të personave që iu ishin nënshtruar akteve çnjerëzore. E para ishte "një fotografi e vjetër", që ai vetë e kishte parë gjatë vizitës së Buhenvaldit, në të cilën "burrat dhe djemtë te shtrirë në krevatet prej druri, dallonin fare pak nga skeletet”, përfshirë edhe 16-vjeçarin Elie Uisel. E dyta ishte vuajtja që xhaxhai i madh i Obamës kishte përjetuar si ushtar në ushtrinë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai "ishte i tronditur nga ajo që pa, kur ndihmoi për të çliruar Ohrdrufin, pjesë e Buhenvaldit". Dhe, unë e duartrokas Obamën, për deklaratën se "parandalimi i krimeve masive dhe gjenocidit është një interes i sigurisë kombëtare dhe përgjegjësi thelbësore morale e SHBA." Megjithatë,-vijon Thaçi në shkrimin e tij për Foreign Policy - kur mendoj në lidhje me krimet masive, imazhet më të gjalla që më vijnë në mendje janë ato të refugjatëve kosovarë në konfliktin e viteve ’90, të cilët pasi u qëlluan dhe u granatuan nga serbët, vërshuan përtej kufirit për të gjetur siguri në Shqipëri. Per parandalimin e tragjedive te tilla kryeministri Thaçi shprehet se Amerika nuk mund ta bëjë këtë e vetme dhe se "përgjegjësia thelbësore morale" u takon të gjithë kombeve. Ndërsa janë për t’u përshëndetur, veprimet e një kombi të vetëm kurrë nuk do të jenë të mjaftueshme për parandalimin e mizorive të ardhshme. Presidenti Obama shpalli krijimin e një Bordi për Parandalimin e Mizorive, me qëllim përqendrimin e vëmendjes dhe burimeve të çdo agjencie të qeverisë amerikane në parashikimin dhe parandalimin e mizorive para se ato të ndodhin. Ai ka iniciuar sanksione të reja kundër atyre që përdorin teknologjinë e informacionit për abuzim të të drejtave të njeriut. Ai ka kërkuar një vlerësim nga zbulimi kombëtar për rrezikun nga mizoritë masive, ka udhëzuar Departamentin e Thesarit që të vendosë mjetet financiare kundër mizorive, dhe ka urdhëruar ushtrinë që të përfshijë parandalimin e mizorive në doktrinën e saj. Kryeministri Thaçi shkruan se në Kosovë po punohet shumë për të parandaluar përsëritjen e genocidit duke kërkuar krijimin e një demokracie të hapur dhe multi-etnike. Sipas tij Kosova ka hyrë në një dialog konstruktiv me Serbinë për të mbyllur kapitullin e errët të së kaluarës dhe për të filluar një kapitull të ri të bazuar në paqe, tolerancë dhe respekt të ndërsjellë. Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara në fillim të këtij muaji, Thaçi ka propozuar krijimin e një komisioni për të vërtetën dhe pajtimin për të ndihmuar shqiptarët dhe serbët të lënë prapa të kaluarën e hidhur konfliktuale.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›