E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ç'gjini ka bebeja që pret Rezarta Shkurta?

Në një nga fotot e bërë gjatë 1-vjetorit të djalit të Ingridit, ka dalë në foto me djalin e Ciljetes, duke bërë edhe një provokim

Në mbrëmjen e së martës që sapo kaloi, këngëtarja shqiptare, Ingrid Gjoni, e ka festuar ditëlindjen e djalit të saj njëvjeçar, Paridit, dhe e ka organizuar një mbrëmje, duke i ftuar të gjithë miqtë dhe kolegët e saj. Jo vetëm Çiljeta, që është edhe mikja e saj më e ngushtë, ka qenë aty që bashku me djalin e saj të sapolindur, por edhe emra të tjerë të njohur, si Gena, Sinan Hoxha, Stine e Rezarta Shkurta.

Rezarta ndërkaq është në pritje të një fëmijë, Dhe në një nga fotot e bërë gjatë kësaj ceremonie, ka dalë në foto me djalin e Ciljetes. Deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, por na tërhoqi vëmendjen është dicituar që ka vënë përbri fotos vetë Rezarta, "O mami Çiljeta, unë fillova që tani të dal me goca", nuk e dimë nëse Rrezarta e ka thënë për veten, por nisur nga fakti që edhe ajo është në pritje të jë fëmijë, mund të mendojmë se këngëtarja bukuroshë është në pritje të një vajze. Këtë supozim tonin e kanë bërë më të besueshme në fakt edhe komentet e mikeshave të Rezartës, që thonë se vërtet mund të bëhen një çift i bukur në të ardhmen bashkë. Gjithsesi deri në momentin që këngëtarja do ta publikojë vetë gjininë e fëmijës që pret, ne i urojmë që ajo të kalojë një shtatzëni të qetë dhe të shëndetshme./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›