E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ç’tha Berisha për martesat homoseksuale"

Kryeministri shqiptar Sali Berisha, duke folur pas dështimit të parë në marrjen e liberalizimit të vizave, pati deklaruar se është pro martesave të homoseksualëve.

Gjatë një takimi me përfaqësues të komunitetit LGBT, kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se i qëndron propozimit të tij dhe se nuk sheh asnjë arsye pse duhet të pengohet e drejta e tyre për të jetuar me njëri- tjetrin.

Berisha është takuar me aktivistët Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj, te cilet kane rrefyer detaje nga takimi.

"Berisha i mbante mend të gjitha aksionet që ne kemi bërë. Shumë i respektuar, i kujdesshëm të dëgjonte, na tha shprehimisht që: “Më vinte keq ato kohë që nuk dilte dot askush nga komuniteti që ta mbronte kauzën”. Ai e kishte ndjekur në ekranet shqiptare historinë e dy djemve gej dhe na tha: “Për çfarë arsye ata s’duhen lejuar të jetojnë me njëri-tjetrin?!” Kam përshtypjen e ka për emisionin “Opinion”, sepse kishte kërkuar ta shikonte të plotë që nga fillimi", ka thene Krisit, per "Panorama", per tu plotesuar nga Xheni:

"Takimi me Berishën ishte shumë profesional dhe korrekt. Kryeministri u shpreh shumë i lumtur në lidhje me faktin që më në fund Lëvizja LGBT është bërë më vizibël dhe që tashmë ka një fytyrë dhe zë e njerëz që mbrojnë kauzën në të cilën besojnë. Na uroi për aksionet që kemi ndërmarrë deri më sot dhe tha se i janë dukur shumë me vend dhe të drejta. Këtu kishte parasysh dhe rastin e Ekrem Spahisë. Ai tha që homoseksualiteti është i lashtë sa vetë njerëzimi, gjë që e ka thënë dhe vjet, pas deklaratës së Spahiut. Tha që të gjithë njerëzit duhet të kenë të drejtën të jetojnë të lirë orientimin e tyre seksual." /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›