Çifti Sarkozy, kërkon donacione në luftën kurdër HIV/AIDS
Çifti Carla dhe Nicolas Sarkozy kanë marrë pjësë në një konferencë të Kombeve të Bashkuara e cila u fokusua tërësisht në sëmundjen e shekullit, HIV AIDS. Zonja e parë e Francës, Carla Bruni dha një apel në këtë konferencë për donacione për të financuar trajtimin dhe mjekimin e nënave të infektuara nga virusi HIV. Çifti Bruni-Sarkozy shpreson se të gjitha transmetimet apo përhapja e kësaj sëmundjeje nga nëna tëk fëmijët e tyre, do të zhduket deri në vitin 2015. Carla Bruni e cila ishte bashkëorganizatore e aktivitetit me UNAIDS-in dhe UNICEF-in, ka folur edhe në rolin e ambasadores për financimin global për të luftuar SIDA-n, tuberkulozin dhe malarien. Konferenca u zhvillua mënjanë takimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Nicolas Sarkozy, i cili më parë kishte folur në asamble, ishte i pranishëm për të mbështetur bashkëshorten e tij ndërsa ajo i adresohej takimit të donatorëve nga vende të ndryshme të botës.