Katari, do njohë së shpejti pavarësinë e Kosovës
Ndryshe nga Franca, Katari informon se do ta njohë së shpejti pavarësinë e Kosovës. Presidenti Fatmir Sejdiu, është takuar të mërkurën me emirin e Katarit, Sheikh Hamad Bin Khalifa Al Thani, të cilin e informoi për zhvillimet e dukshme pas pavarësisë së Kosovës, duke përfshirë edhe themelimin dhe funksionalizimin e institucioneve shtetërore të Republikës. Ai gjithashtu e falënderoi emirin Al Thani për mbështetjen që shteti i Katarit i ka dhënë Republikës së Kosovës, sidomos në diskutimet në Këshillin e Sigurimit të OKB së, si dhe kërkoi që shteti i Katarit ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Emiri Al Thani premtoi që shteti i tij do të bëjë çdo gjë që është e mundur që njohja e Republikës së Kosovës të realizohet sa më parë, thuhet në një komunikatë të Presidencës.