E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu takim me Obamën, e falenderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka zhvilluar të mërkurën një takim të shkurtër me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, në një pritje të organizuar nga numri një i Shtëpisë së Bardhë. Sejdiu e ka falënderuar presidentin Obama për mbështetjen e deritashme që SHBA i ka dhënë dhe po i jep Kosovës, si dhe shprehu besimin se marrëdhëniet e veçanta mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve do të forcohen edhe më tutje", thuhet në një njoftim të Presidencës së Kosovës. Sejdiu theksoi rëndësinë e qasjes paqësore dhe integruese të të gjitha shteteve të Ballkanit. Në këtë kontekst ai përmendi edhe rëndësinë e madhe që ka bashkëpunimi rajonal, si një kusht shumë i rëndësishëm për stabilitet në rajon dhe për ecje të përbashkët drejt integrimeve në institucionet euroatlantike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›