E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çili shtatzënë, shijon jetën e natës

Kanë mbetur vetëm edhe pak javë deri kur këngëtarja, Çiljeta Xhilaga do të bëhet nënë për herë të parë. Ajo tashmë ka zbuluar se pret të sjellë në jetë një djalë, madje ka treguar se fishnjen do e quaj Fernando.

Ndonëse ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë këngë të re, ajo vazhdon të jetë në media, për të rejat nga jeta private.
Këtë herë, këngëtarja shtatzënë është shfaqur duke shijuar jetën e natës. Në fotografitë e publikuara nga "Panorama", Çili shfaqet në një nga pubet e Tiranës, aty ku këndon mikja e saj Ingridi, duke u argëtuar me muzikë dhe mikeshën e saj. 

Ndërkohë, këngëtarja ka mbyllur dyqanin e saj me veshje që kishte në Tiranë. "Dyqanin e mbylla duke qenë se nuk kisha mundësi për ta ndjekur gjatë muajve të parë të vitit. Djali im që pritet të vijë në jetë, Fernando Chris, do të jetë kryefjala e kohës sime tani e tutje", ka rrëfyer Çili për mediat shqiptare.   Ajo ka bërë të ditur se pas lindjes së djalit do të shpërngulet për të jetuar në Florida, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›