Kastro, mohon sherrin me Zhakun

Rikthimi i Kastro Zizos në edicionin e javës së kaluar te “Zonë e Lirë”, ku e ftuar ishte edhe Zhaku, u komentua shumë nga publiku e mediat.
Por duket se pas kësaj, qëndron një skenar, ndaj raportet mes dy këngëtarëve, nuk janë ato që janë shfaqur në ekran.
Nëpërmjet një statusi të tij në "Facebook" , Kastro ka mohuar gjithçka që ndodhi në studion e moderatorit Arian Çani:
"Një sqarim të vogël: Zhaku është mikesha ime e vjetër dhe i gjithë debati kishte elemente 'show' dhe jo fort realiste. Me rëndësi është që të gjithë të jeni dhe të jemi mirë pa sharë dhe pa paragjykuar asnjë. Sa për Arlin, piktorin, artistin real, atë natë unë thjesht e keqkuptova, sepse dhe për të gëzoj respekt të veçantë".