E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen 50 kg hashash

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 50 kilogramë hashash pranë kodrave tek Uji i Ftohtë.

Lënda narkotike po transportohej me mushkë nga një person, i cili e ka braktisur atë sapo ka parë policinë, transmeton TC.

Policia bën të ditur se e ka identifikuar personin që transportonte drogën dhe pritet arrestimi i tij.

Ndërsa në Kakavijë, një shtetas italian është arrestuar dhe i janë sekuestruar 15 kilogramë hashash.

Shtetasi italian Iginios De Filippi e kishte fshehur drogën në makinë.

Sipas burimeve policore, 25-vjeçari italian po udhëtonte drejt Greqisë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›