Çitaku, Ahmetit: Në ministri nuk kam partizan të PDK-së

Një ditë pas publikimit të skandalit të përgjimeve telefonike, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, i ka bërë një pyetje ministres së Intergrimeve Evropiane, Vlora Çitakut se, sa persona i ke punësuar në ministrinë që drejton.
Kjo e fundit e ka zgjedhur rrjetin social Facebook për t’i kthyer përgjigje të menjëhershme atij.
“Përgjigje në akuzat e Shpend Ahmetit, nesër do ta dorëzoj publikisht dhe privatisht listën e të gjithë punëtorëve të MIE, asnjë prej tyre nuk është familjarë apo partizan i PDK-së, për më tepër që shumica absolute prej tyre janë pjesë e skemës Young Sell!”, kjo ka qenë përgjigja e ministres Çitaku./V.K/Indeksonline/