E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia merr kryesimin e G20-ës

Rusia, nga sot, merr kryesimin e radhës të G20-ës, grupit të 20 ekonomive më të mëdha.

Presidenti Vladimir Putin pritet të japë një video-mesazh, ku do të bëjë publike planet e Rusisë gjatë presidencës njëvjeçare.

G20-a përfshin Bashkimin Evropian dhe 19 shtete: Argjentinën, Australinë, Brazilin, Britaninë, Kanadanë, Kinën, Francën, Gjermaninë, Indinë, Indonezinë, Italinë, Japoninë, Meksikës, Rusinë, Arabinë Saudite, Afrikën e Jugut, Korenë e Jugut, Turqinë dhe Shtetet e Bashkuara, raporton rel.

Rusia merr rolin e koordinatorit nga Meksika./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›