Vlashaj: As majtas, as djathtas, por drejt! PLSHR për Drejtësi dhe Zhvillim
Tiranë- Drejtues të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR) dhe kryetari i saj zoti Edmond Vlashaj vazhdojnë takimet nëpër qarqet kryesore të vendit duke prezantuar kandidatët për deputetë të kësaj partie. PLSHR këtë ditë u ndal në qarkun e Gjirokastrës, të Vlorës, Beratit dhe Dibrës, ku u prezantuan për qytetarët kandidatët që do të kryesojnë listat në këto qarqe. Drejtuesit e kësaj partied he një herë vunë theksin tek zgjedhja e njerëzve të thjeshtë, të rinjve dhe të rejave që kanë dhënë kontributin e tyre pranë kësaj partie dhe i besojnë filozofisë se ka ardhur koha që politikën në Shqipëri ta bëjnë njerëzit e pakorruptuar, njerëzit me ideale dhe besim tek drejtësia e zhvillimi. Në bazë të kësaj filozofie PLSHR u beson të rinjve duke vënë në listën e Gjirokastrës Edmond Ahmetin, pedagog dhe avokat, Eneid Bezati dhe Advikol Proko, student. Kreu i PLSHR-së Edmond Vlashaj tha se për të luftuar korrupsionin dhe për t’i dhënë një perspektivë të re këtij vendi, ne drejtësi dhe në zhvillim, nuk ka nevojë të paraqitesh si i majtë, apo si djathtë. Më e rëndësishme për të gjithë shqiptarët sot është të ecet drejt në drejtimin e duhur me vendosmëri dhe këmbëngulje, drejt forcimit të shtetit dhe kombit shqiptar. As majtas as djathtas por Drejt! Per Drejtesi dhe Zhvillim me PLSHR”!
Takime në Berat
Në krye të listës së qarkut të Beratit do të jenë Esma Hoxhën, Ermal Vilën, Manushaqe Matarangasin, Ana PLakun dhe Saimir Lamajn. Ndërsa në qarkun e Vlorës kryesojnë pedagogia Anisa Duka dhe i riu Donald Habilaj. Ndërsa në qarkun e Dibrës nënkryetari i kësaj partie gazetari Cerciz Loloci prezantoi si kandidatë Enkelda Hoxhën, Elsa Myftarin dhe Altin Hasramën.