Çitaku pranon dështimin e shtetit

Minsitrja e Integrimit Europian Vlora Çitaku, duke folur për fenomenin e azilkërkuesve nga Kosova e ka pranuar se emigrimi nuk është shkak por pasojë.
“E di shumë mirë, migrimi ilegal nuk është shkak, është pasojë. E di shumë mirë që shumë qytetarë të vendit tim jetojnë në varferi. E di shume mirë që askush me vullnet e deshirë nuk merr një rruge të rrezikshme e cila mund të perfundoje në fatalitet. E di poashtu që duhet luftuar edhe shkakun edhe pasojat. Përkunder veëhtirësive, azili me nuk është opcion për qytetarët tanë! Ju lutem mos bini pre e trafikantëve!”, ka shkruar Çitaku në rrjeton social Facebook.
Ditë më parë ishte raportuar se të paktën pesë autobusë nisen vetëm nga Prishtina për në Serbi çdo natë/.j.b//Indeksonline/