E Diel, 1 Nëntor 2026

Çitaku viziton Brukselin, në fokus liberalizimi i vizave

Ministrja Çitaku ka udhëtuar sot për vizitë tre ditore në Luksemburg dhe Bruksel.

Qëllimi i vizitës është diskutimi i fillimit të negociimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe diskutimi i progresit në kuadër të dialogut për liberalizimin e vizave.

Gjatë kësaj vizitë në kuadër të takimeve të ndryshme do të bashkëngjiten edhe Zëvendës Kryeministrja Kusari – Lila, Ministri Hoxhaj dhe Ministri Rexhepi.

Ministrja Çitaku dhe Zëvendës Kryeministrja Kusari – Lila pritet të takojnw edhe komisionerin pwr zgjerim Stefan Füle./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›