E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia: Nuk i kemi tradhtuar serbët nga Kosova

Serbia nuk ka tradhtuar interesat e serbëve në Kosovë, por ua ka bërë të mundshme të qenët të sigurt për ta, për fëmijët dhe pasurinë e tyre, sepse do të kenë institucione, ka thënë Verica Kalanoviq, ministre për Zhvillim rajonal dhe vetëqeverisje lokale në Serbi, transmetojnë mediat serbe.

''Ata që e ka vënë parafin kryeministri Daçiq do të duhej të jetë garanci për serbët nga Kosova se nuk do t’u hedhet bomba në shtëpi”, ka thënë për gazetën serbe "Kurir" ministrja serbe.

Duke komentuar marrëveshjen nga Brukseli, Kalanoviq ka thënë se “të gjithë e kanë parë Thaçin si fitues, por ai nuk ka fituar as përafërsisht sa ka pritur, nuk kanë fituar karrigen në OKB”./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›