E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Bashkimi Kosovë-Shqipëri në Evropën e Bashkuar

Partia Socialiste në hotel “Sheraton” po organizon një tryezë me temë “Shqipëria europiane në rajon dhe botë”. Në fjalën e tij lideri i opozitës u fokusua tek ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë, dhe në rrugën e saj europiane.

Ai tha se do të bëjë gjithçka që Kosova të fijojë njohjen nga 5 vende të tjera, Rumania, Qipro, Spanja, etj, dhe do të mbështesë fuqishëm rrugën e saj drejt Europës.

Duke kujtuar ngjarjen e fundit në Kosovë, Rama tha, "Nuk ka kaluar një kohë e gjatë për historinë dhe ka ndodhur një ndryshim marramendës, për ne që jemi dëshmitarë të gjallë, ndryshim i paparashikueshëm. Kjo vërteton se ne njerëzit në këtë botë kemi në dorë gjëra që duken absolutisht të pamundura. Historia e re njerëzve në rajon dhe Kosovës si shtet i ri në rajon dhe Europë është simbol i shpejtësisë me të cilën gjërat mund të ndryshojnë. Vetëm pas ditë më parë, dukej se dialogu Kosovë- Serbi kish hyrë në impas, ndërsa sot, pak ditë më vonë, ai u finalizua. Pra, politika e ka bërë atë të mundur.

Pas 23 qershori, ne duam ta përcaktojmë si pjesë të pandashme të sjelljes sonë politike forcimin e Shqipërisë si faktor paqeje dhe njësimin e fjalëve me veprat kur bëhet fjalë për vlerat që promovojnë partnerët tanë strategjikë, BE dhe SHBA dhe këto janë anë të një medalje. Janë anë të një medaljeje të besueshmërisë së Shqipërisë. Duam t’i japim një cilësi të re procesit të integrimit europian, sepse kështu e mbështesim Kosovën më mirë, qoftë për procesin e liberalizimit të vizave, qoftë për 5 njohjet që i kanë mbetur asaj. Jam I bindur se do bëjmë progres me ato vende, ku qeverisin të majtët europianë. Konfirmimi I hapur nga kryeministri rumun është një ogur shumë i mirë, që ne pas 23 qershorit, ta zgjidhim çështjen e njohjes së Kosovës nga Rumania. Besojmë se pas arritjes së dialogut, edhe me Greqinë do të përparohet më mirë, falë besimit më të madh që krijoi Kryeministri i Kosovës. Të njëjtat përpjekje do bëjmë edhe ndaj dy shteteve të tjera, Spanjës dhe Qipros që mbeten në këtë grup”,- theksoi Rama./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›