“Kod më i mirë”, Swoboda e Pack: Veproni para dhjetorit

Eurodeputetët Hannes Swoboda dhe Doris Pack thonë për `AS` se komisioni parlamentar për reformën elektorale duhet të ngrihet përpara muajit dhjetor, ku do të mbahet edhe mbledhja e Këshillit të Bashkimit Europian. Numri dy i grupit socialist në PE, Hannes Swoboda thotë se reforma zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR është një nga kriteret kryesore politike të rikërkuara në raportin e Komisionit Evropian.
“Unë mendoj se ka tashmë një mesazh të qartë nga ana e Parlamentit Evropian për të dyja grupet e mëdha politike. Qeveria dhe opozita duhet të gjejnë mënyrën për të diskutuar së bashku çështjet e kodit elektoral. Unë mendoj se kërkesa jonë është e qartë : Gjeni zgjidhje dhe bëjeni këtë përpara takimit të Këshillit të Bashkimit Evropian të muajit dhjetor, që të shihet se te ju ka filluar një bashkëpunim i mirë dhe një vullnet i vërtetë për të vënë në jetë agjendën evropiane”, tha Swoboda.
Edhe Doris Pack e Grupit politik të Partive Popullore të PE mendon se duhet punuar së bashku për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Sipas saj, shembujt e bashkëpunimit nuk mungojnë, pavarësisht se rezultatet nuk kanë qenë ato që priteshin.
“Për reformën zgjedhore, duhet ngritur një komision i përbashkët parlamentar. Kur kjo u arrit herën e fundit, ne kemi qenë të kënaqur që të dyja partitë e mëdha politike ranë dakord për të bërë së bashku një kod zgjedhor. Duhet që të gjitha partitë që janë në Parlament të bien dakord për të ngritur një komision parlamentar dhe për të diskutuar për një ligj të ri elektoral, sipas rekomandimeve të OSBE-së. Ai duhet të reflektojë të të gjitha vërejtjet e të jetë më i mirë se ky që është tani”, tha Pack.
Parlamenti Evropian kërkon që puna për reformën elektorale të fillojë sa më shpejt. Në muajin dhjetor, Bashkimi Evropian do të ketë mbledhjen e radhës dhe politika shqiptare ka më shumë se një muaj kohë për të gjetur gjuhën e përbashkët për ndryshimin e ligjit aktual zgjedhor. /Start/
2011-10-24 09:58