E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shitja” e Rrugës së Kombit, sot mbyllen aplikimet

Gjatë ditës së sotme, kjo ministri do të bëjë publike listën e kompanive para kualifikuese, ndërsa gjatë muajit të ardhshëm do të bëhen të ditura ofertat.

Sipas burimeve nga ministria e Punëve Publike dhe Transportit, që në momentet e para të hapjes së tenderit ndërkombëtar dhe publikimit të ftesës për pjesëmarrje në procedurën parakualifikuese në disa nga mediat me të njohura ndërkombëtare si "Herald Tribunë", AFP, por edhe në mediat lokale të vendit dhe faqen e MPPT-së, kompani të shumta ndërkombëtare kanë paraqitur interes për pjesëmarrjen në tender.

Burimet bënë të ditur se në kërkesë parashikohet që koncesionari, subjekt i një sërë standardesh performance, do të jetë përgjegjës për operimin dhe mirëmbajtjen e autostradës, duke përfshirë dhe mirëmbajtjen e tunelit të Thirrës, 5.6 km të gjatë, me dy korsi, operimin e një stacioni për mbledhjen e tarifës, dublimin e një segmenti 26 km të gjatë të autostradës si dhe ndërtimin e disa strukturave shtesë.

Ministria, në bashkëpunim me konsulentët e saj, ka bërë studimet e duhura për projektin, kopje të së cilit iu u vunë për më shumë se dy muaj në dispozicion ofertuesve. Ftesa për oferta u hap nga data 19 dhjetor dhe sot, 27 shkurt, është afati i fundit i pranimit të dokumenteve parakualifikuese.  /Start/

                                                                                             2012-02-27 12:42
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›