Çmimet e karburanteve do të ulen në vend

Deri në fund të këtij viti çmimi i karbuaranteve ka shumë mundësi që të pësojë një rënie, nisur nga ndikimi që do të ketë kërkesa dhe oferta në bursën ndërkombëtare. Kështu gjatë një interviste për "Ora News", Drejtori i përgjithshëm i ALPET, Ibrahim Actoz parashikoi se në një periudhë afatmesme çmimi i një tonë naftë mund të arrijë në vlerën e 50 dollarëve për ton, e si rezultat i kësaj çmimi në Shqipëri mund të pësojë një rënie nga 15- 20 lekë.
Nga ana tjetar ai shpjegoi edhe arsyet përse çmimi i karburanteve në Shqipëri ka rezultuar i lartë. Sipas Ibrahim Actoz, ngritja e një dollari për ton në tregun ndërkombëtar reflektohet në një lekë për tregun pakicës në vendin tonë.
Që nga janari e deri tani çmimi i një tonë naftë në bursa është rritur me rreth 33 dollarë për tonë, ndërkohë që në tregun shqiptar çmimi i naftës është rritur me rreth 25 lekë.