Krasniqi: EULEX do ta nënshkruaj protokollin me Serbinë
"Protokolli që pretendohet të nënshkruhet, dhe sigurisht se do të nënshkruhet pasi ka marrë vizën nga Bashkimi Evropian, nuk është problem për fushat, ku EULEX-i do që të luftojë krimin", thotë kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. "Është e kuptueshme që Bashkimi Evropian e mbështet EULEX-in, sepse, në fund të fundit, EULEX-i është një trup i Bashkimit Evropian në Kosovë, për të ngritur kapacitetet e institucioneve të Kosovës, sidomos të Qeverisë së Kosovës, në tri fusha mjaft të rëndësishme. Dhe, në fakt, situata e krijuar është pasojë nëse jo e mungesës së një komunikimi të mirëfilltë, është pasojë e një menaxhimi jo të mirë, ndoshta të dyanshëm, edhe nga institucionet e Kosovës, në mënyrë të veçantë nga Qeveria dhe presidenti që kanë takime mjaft të rregullta me shefin e EULEX-it, dhe natyrisht edhe nga EULEX-i. Në anën tjetër, realisht, protokolli që pretendohet të nënshkruhet, dhe sigurisht se do të nënshkruhet pasi ka marrë vizën nga Bashkimi Evropian, nuk është problem për fushat, ku EULEX-i do që të luftojë krimin e organizuar politik dhe ekonomik, do që të luftojë kontrabandën, trafiqet e ndaluara", tha Krasniqi për Radio Evropa e Lirë.
I pyetur ndërkaq, se si do të veprohet nëse kjo marrëveshje nuk nënshkruhet nga institucionet e Kosovës, pasi që Qeveria dhe presidenti kanë thënë se nuk mund të ketë zbatim të asnjë marrëveshjeje që nuk nënshkruhet nga institucionet e Kosovës, Krasniqi është shprehur: "Nëse kjo është në shërbim të vendosjes së sundimit të rendit dhe të ligjit në atë pjesë të Kosovës, nëse kjo marrëveshje ka për qëllim të ndërpresë kontrabandën që bëhet në doganat e asaj pjese të Kosovës dhe që e dëmtojnë buxhetin e Kosovës, mendoj që as Qeveria dhe as qytetarët e Kosovës nuk duhet të kenë reagim".
"Të gjithë duhet ta dimë se në këto momente institucionet e Kosovës e kanë të vështirë t'i kontrollojnë këto tri fusha që ka EULEX-i në atë pjesë të Kosovës. Në këtë drejtim, unë kërkoj që të ketë një bashkëpunim më të fuqishëm mes EULEX-it dhe Qeverisë së Kosovës", ka thënë ai.