Kjo Shqipëri fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë vetëm tre ditë pasi shënoi fitore historike kundër Norvegjisë në Oslo, në stadiumin “Qemal Stafa” të Tiranës ka deklasuar me rezultat 4:1 Lituaninë në një ndeshje miqësore.
Shqipëria e ka përmbyllur pjesën e parë me rezultat të thellë 3:0 kundër Lituanisë. Golin e parë për kuqezinjtë e ka shënuar Alban Meha (‘32) nga më shumë se 35 metra, duke e lënë të fjetur portierin mysafirë, Setkus. Epërsinë e ka dyfishuar Edgard Çani (‘37), kurse golin e tretë e realizoi kosovari tjetër, Migjen Basha (‘43).
Në pjesën e dytë kuqezinjtë vazhduan me paraqitje fantastike dhe si rezultat i kësaj arritën të shënojnë edhe golin e katër. Në fakt, epërsinë prej katër golave Shqipërisë ia solli lojtari lituanez, Tajolis, i cili shënoi në golin e mbrojtur nga portieri i kombëtares së tij në minutën e 59-të.
Golin e nderit për kombëtaren lituaneze e shënoi Razulis, në minutën e 74-të./Indeksonline/