Ç’lajme vijnë për Shqipërinë nga Brukseli?
Peter Stano, Zëdhënësi i Komisionerit të Lartë Europian, Stefan Fyle hyri në katin e tretë të DG Enlargement me një tufë gazetash shqiptare në duar, pikërisht me ato që kishin komentuar dhe mbuluar vizitën e Shefit të tij në Tiranë me 3 maj. Fjalimi inkurajues i Z. Fyle në parlamentin shqiptar kishte bërë bujë.
Midis tyre “Gazeta Shqiptare” binte në sy sepse përveç mesazheve kishte tërhequr vëmendjen me titullin që ishte shkruar në çekisht, praktikisht gjuha amtare e Z. Fyle.
Stano menjëherë e nxori këtë gazetë dhe lexoi me një çekishte të bukur “Vitejte u nas Pane Fule!” (Mirësevini Z. Fyle!”) S’mund të rrinte pa e komentuar, ishte pëlqyer.
Ky ishte takimi i parë me Z. Stano i cili ishte gati t’i përgjigjej pyetjeve të një grupi gazetarësh nga Shqipëria që u ftuan në Bruksel vetëm pak ditë para Ditës së Europës për të mësuar më shumë rreth Bashkimit Europian dhe mënyrës se si funksionojnë institucionet e saj dhe kjo falë Delegacionit Europian në Shqipëri dhe Institutit të Medias që e organizuan këtë vizitë studimore.
Djali 37-vjeçar nga Sllovakia ishte energjik ashtu siç dukej në televizor. Ai bënte lëvizje të prera. Sytë e tij pas një palë syzesh të holla me një skelet fin, ashtu si edhe truri, dukej se i kapnin sinjalet shumë më parë se ato t’i dërgoheshin atij. Ky dukej të ishte modeli që kërkohej në Komisionin Europian. Asistentja e tij ishte Anca Paduraru, një vajzë shumë e këndshme në pamje të parë nga Kostanca e Rumanisë.
Mbasi rrëfen se zemra e tij ende rreth për gazetarinë megjithëse është në diplomaci prej 2-3 vjetësh, Stano thekson: “Keni bërë progres. Shqipëria po tregon një interes të pastër për të ecur përpara. Bashkimi Europian vlerëson pa masë vendosmërinë e Shqipërisë për të vazhduar me reformat”.
Ama ai thekson fort se: “Shpejtësia dhe hapi i këtij progresi varet ekskluzivisht nga vetë Shqiptarët. Axhenda e Bashkimit Europian është një produkt konsensusi”. Sipas tij, të gjitha vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë, kanë shanse të marrin lajme të mira në muajin tetor kur raport progresi do të paraqitet. Më vonë, do të jetë Këshilli Europian që do të vendosë në dhjetor të 2012.
Nuk kalon shumë dhe pyetjet rreth zgjedhjes së presidentit të ardhshëm e bombardojnë. “Për ne, emri nuk është më i rëndësishëm sesa procedurat e zgjedhjes së tij”, - vazhdon Stano duke i mëshuar përsëri rregullave, ligjeve e konsensusit.
Zona e Rrezatimit
Zemra e Komisionit Europian rreh në ndërtesën e vitit 1963 (e ndërtuar brenda 6 vitesh) të quajtur Berlaymont Building në Bulevardin Charlemagne. Me një sipërfaqe totale prej 240.000 metra katrorë, ndërtesa 14 katëshe, e dizenjuar që në ndërtim për Komisionin Europian e që mban firmën e arkitektit belg Lucien De Vestel zbukurohet nga flamujt e Bashkimit Europian që pothuajse valëviten gjatë gjithë kohës nën flladin e freskët të Brukselit.
Kjo ndërtesë mbresëlënëse duket se rrezaton çdo cep të Brukselit me influencën e saj ndërsa njerëzit e ndjejnë fuqinë që i rrethon. S’ka njeri që nuk i shpëton këtij rrezatimi. Duket sikur është pikërisht prezenca e kësaj ndërtese ku vlon puna t’i bëjë belgët dhe çdo kombësi tjetër që jeton këtu të punojë më përkushtim dhe të zbatojë ligjet dhe afatet me përpikërinë më të madhe.
Pamja e Berlaymont, në sfondin e së cilës çdokush duket i “vogël” në përmasa, duket si në pëllëmbë të dorës nga dritarja e “Old Hack Pub” një pab ku një grua tërheqëse rreth të 50-ve, e quajtur Meibëll, së bashku me të shoqin, nga Holanda, ndihen me fat që lokali i tyre nuk është kurrë bosh e për më tepër klientët e tyre nuk janë do si do. Në murin që sapo të sheh syri kur futesh brenda lokalit jo shumë të madh shikon një pamje të vitit 1467 të disa gazetarëve të ‘Daily Mail’ në punë e sipër. Fotografi e rrallë që bie në kundërshtim total me emrin e lokalit, por këtu qëndron edhe tërheqja e parë e klientëve ndaj tij.
Karkaleca e sallam të skuqur si dhe byreçka të mbushura me perime që shoqërojnë birrat e ftohta belge si dhe verërat më së shumti të ardhura nga Franca serviren rëndshëm. Nga dritarja e këtij lokali me sytë nga Berlaymont, mendoj se këtu është vendi ideal për të shkruar se ç’të vlon në mendje.
Shqipëria në gojën e zyrtarëve të lartë të KE-së
Pierre Mirel, Bert Kuby, Peter Stano, Joost Korte, Catherine Wendt, Andris Kesteris, Azra Ikovic dhe Jonas Jonsson ishin vetëm disa nga protagonistët e kësaj vizite studimore dyditore të cilët nënvizuan se është në dorë të shqiptarëve të pushojnë së arratisuri nga realiteti i vendit të tyre dhe të fillojnë ta ndryshojnë atë nëse duan t’i bashkohen familjes së madhe europiane. Tek e fundit ky është kuptimi i fjalës integrim.
“Realizoni rekomandimet e Bashkimit Europian dhe ne jemi këtu”, - tha pastër Pierre Mirel, Drejtor për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën. Ai la qartë të kuptohej se pas dy herë refuzim të Shqipërisë për marrjen e statusit kandidat, kësaj here gjërat duken shumë më premtuese. Sipas tij, është shumë e rëndësishme që çështje si reforma parlamentare dhe ajo zgjedhore të zbatohen në mënyrën e duhur.
Duke folur për vendet kandidate të rajonit, ai nxori në pah Malin e Zi që sipas tij ka bërë një punë të shkëlqyer në plotësimin e kritereve të Bashkimit Europian duke e marrë këtë vend edhe si shembull të bashkëpunimit të frytshëm midis opozitës dhe mazhorancës.
Duke qëndruar në rajon, ishte Shefi i Divizionit të Ballkanit Perëndimor, Z.Jonas Jonsson i cili e konsideroi Shqipërinë një vend që ka një aset në rrugën e saj drejt integrimit: “Ne kemi shpresa për Shqipërinë. Një aspekt që i rrit shanset e Shqipërisë për të marrë statusin është fakti që ky vend mbetet një shembull tipik i bashkëpunimit rajonal në Ballkan”.
Jonsson nënvizoi se edhe pse koha nuk është faktor në proceset integruese, “është momenti që si BE-ja ashtu edhe Shqipëria të bëjnë më shumë përpjekje për të përfunduar këtë proces. Sfida jonë është ta përfundojmë këtë proces brenda një kuadri kohor të arsyeshëm”.
Në këto diskutime dilte natyrshëm edhe aspekti i zgjerimit të BE-së që u pa nga një këndvështrim origjinal nga zëvendësi i Stefano Sannino, Danezi Joost Corte. “Është e vërtetë që është akoma më e vështirë të tërheqësh vëmendjen tonë tani, por për Shqipërinë dyert i kemi të hapura nëse ajo i plotëson kriteret”, - tha Corte. Duke parë lirshmërinë dhe natyrën jo dhe shumë diplomatike në përgjigjet e Z. Corte, gazetarët shqiptarë e bombarduan me pyetje rreth zgjedhjes së presidentit të ardhshëm shqiptar.
Mbasi i dëgjoi me vëmendje të gjithë tha prerë: “Nuk do të thotë se presion do të ushtrohet nëse presidenti nuk zgjidhet me konsensus. Puna është të shikojmë se institucionet funksionojnë dhe janë të forta në Shqipëri si dhe ligjet zbatohen si duhen”.
Videoja më e klikuar e momentit
Shërbimet Audiovisuale të Komisionit Europian që numërojnë rreth 110.000 përdorues të rregullt nga të cilët 1/4 janë gazetarë na njohën me një video të quajtur “Pasuritë e fshehura të Europës” (Hidden Treasures of Europe). Nën logon “Kaq të ngjashëm, kaq të ndryshëm, kaq Europianë,” kjo video, që gjendet lehtë në YouTube, tregon se sa e bukur mund të jetë Europa Juglindore nëse edhe vendet akoma të paintegruara në BE do ta bënin hapin final. Videoja jep pamje nga shumë vende të kësaj pjese të Europës me një mbyllje mbresëlënëse: Një vajzë e vogël shqiptare që thotë në gjuhën shqipe “përshëndetje” dhe vrapon drejt një dielli të fortë.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)