Ç’shenjtërimi i 8 Majit
8 Maji artikulohet si një ditë e kthesës së madhe, kthesë që mund të sjellë fat në zhvillimin e të parave zgjedhje të lira, të ndershme e të barabarta. Nëse ndodh kështu, pa dyshim se 8 Maji 2011 do të shenjtërohet dhe do të kujtohet vit pas viti si dita e fatit për shqiptarët dhe Shqipërinë, si dita që do të hapë dyert drejt Europës, drejt botës së qytetëruar ku shqiptarët e kanë strehën e vërtetë të tyre. Por fatkeqësisht shtetarët, maxhoranca dhe vetë kryeministri janë të prirur që me vullnet të qartë të çshenjtërojnë 8 Majin 2011. Nuk është një perceptim i imi, por janë ngjarje dhe fakte që të çojnë në këtë konkluzion të frikshëm.
Ritmi i aktivitetit të fushatës elektorale është shtuar ndjeshëm. Vektori i temperaturës së etheve politike shënon nivele të larta e të frikshme. Është shqetësuese kur evidentohen ngjarje, që në fushatat e tjera elektorale nuk kanë qenë kaq të shpeshta në numër, e për më tepër jo që në ditët e para. Konfrontim fizik i kampeve të simpatizantëve, përdorimi i mjeteve të forta, përdorimi i armëve të ftohta dhe armëve të zjarrit, deri edhe lënda eksplozive apo të tjera forma të shprehjes së dhunës janë prezente në kronikat e çdo dite. Të tilla dukuri të ngjajnë me ato të ndodhura në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të majit 1996, kur simpatizantët e Partisë Demokratike të nxitur nga lidershipi i tyre, nën mbrojtjen e hapur të policisë së shtetit dhe të SHIK-ut të frikshëm të asaj kohe të nxirë kryenin akte dhune të njëjta si edhe këto të kësaj radhe. Sulmi ndaj zyrave e shtabeve të Partisë Socialiste, prishja e aktiviteteve elektorale të PS-së, dhunimi fizik i simpatizantëve socialistë, goditje e plagosje me armë të ftohta dhe me armë zjarri të simpatizantëve socialistë, shkatërrim të pronave si makina, shtëpi apo biznese të simpatizantëve socialistë etj. dukuri të shëmtuara po ndodhin edhe gjatë kësaj fushate.
Duke ndërmarrë pogromin e spastrimeve politike, drejtues të Partisë Demokratike e të Lëvizjes Socialiste për Integrim në këtë mënyrë kanë pushtuar institucionet shtetërore dhe po i kthejnë ato në bastione të partive të tyre, ashtu siç i kanë ndarë sinoret në aleancën qeverisëse të korrikut 2009. Çdo drejtues administrate me porosi nga lart, trysnon dhe poshtëron armatën e nëpunësve të shtetit, duke kërkuar me çdo kusht votën e tyre, të familjes dhe të farefisit të tyre, ose pas zgjedhjeve dyert e institucionit do t'iu mbyllen. Spastrimi i kundërshtarëve politikë në institucionet shtetërore kryhet me të njëjtin zell e përkushtim që naziskinët spastronin e zhduknin çifutët! Formularët e zinj të poshtërimit të dinjitetit njerëzor iu janë dërguar drejtuesve të institucioneve dhe po plotësohen për secilin nëpunës shteti, duke krijuar skedimin politik të tyre, sikur këta njerëz të jenë inkuadruar në kampet naziste të përqendrimit dhe jo qytetarë të lirë të një vendi demokratik.
Shpërdorimi i detyrës së Kryeministrit, i cili fushatën e aleancës së vet e bën nën ombrellën e kryeministrit, në vend që ta bëjë si kryetar i Partisë Demokratike. Si kryeministër përdor fondet e buxhetit të shtetit për shpenzime të fushatës së vet e të ministrave. Si kryeministër duke mbështetur premtimet elektorale të kandidatëve të vet, nuk harron të theksojë se buxheti i shtetit do të hapet vetëm nëse fiton kandidati 'Berisha'. Këtë e bëjnë edhe ministrat duke premtuar në emër të ministrisë së tyre. Shikoni deri ku ka arritur personalizimi dhe shpërdorimi i pushtetit gjatë kësaj fushate zgjedhore. Nën parullën "gjithçka blu", kryeministri ka shpallur bastionet blu dhe ato i ka kthyer në çifligun e vet. Duke ngacmuar "krenarinë" tek simpatizantët, kryeministri i nxit ata që të ndërtojnë mure kineze për t'u mbrojtur nga "hordhitë socialiste" dhe rezultatet dihen nga të gjithë. Parulla "gjithçka blu" ka arritur të zbardhë shqiponjën e flamurit dhe të bëjë blu fushën e flamurit shqiptar në targat e reja të automjeteve, pra marrëzia blu po kalon në ekstreme përçudnuese!...
Listat zgjedhore janë agregati kryesor i makinerisë shtetërore të manipulimit të zgjedhjeve. Listat e këtyre zgjedhjeve mbartin makinacione e deformime serioze si dublime, mungesa, të vdekur, rialokime zgjedhësish etj…, çka do të thotë se një zgjedhës do të votojë dy e tri herë. Invazioni i principatës së drogës drejt komunave e bashkive në Qarkun e Gjirokastrës, pushtimi i lagjes se Kombinatit në Tiranë nga lazaratasit me mbiemër Abazi, Kryemadhi… ,provojnë se mekanizmi i pushtetit për të manipuluar zgjedhjet është vënë në funksionim. Dublimet dhe rialokimet janë të organizuara nga strukturat shtetërore dhe kjo nuk lë vend për dyshim.
Mosverifikimi i kartave të identitetit është porta e lënë hapur për manipulatorët. Kjo do të thotë se një zgjedhës mund të votojë më shumë se një herë, me të njëjtin dokument identifikimi apo edhe dokument identifikim fals, njësoj siç ndodhte më parë me certifikata, patentat, librezat e studentëve apo të tjera dokumente të shpikura nga konstruktorët manipulatorë të zgjedhjeve.
Mjerisht shumica në KQZ është deklaruar haptazi si palë me qeverinë dhe është e gatshme të marrë çdo vendim antiligjor e antikushtetues vetëm e vetëm për t'i dhënë fitoren aleancës qeverisëse. Vendimmarrja politike e KQZ-së ka çuar Partinë Socialiste disa herë në dyert e Kolegjit zgjedhor. Vendimi i fundit për të detyruar median televizive të transmetojë kasetat e përgatitura nga partitë ishte shembulli më i qartë i degjenerimit profesional të shumicës në KQZ. Ky fillim i betejës flet se shumica e KQZ-së do t'i qëndrojë linjës së besnikërisë së verbër ndaj kryeministrit dhe jo betimit të bërë para presidentit! Tentativat për të urdhëruar politikisht policinë e Shtetit, si rasti i konfliktit Peka-Prençi, dukuritë e nxitimit të policisë në interpretimin si jopolitik të disa ngjarjeve të ndodhura këto ditë të fushatës (apo zvarritja e zbardhjes së tyre!..), qenia e disa militantëve partiakë të provuar në krye të drejtorive apo komisariateve të policisë etj, flasin për atë që rrjedhat po ecin në drejtimin e gabuar, pavarësisht çfarë thuhet nga qeveritarët apo drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Në fund fatin e sjelljes së policisë së Shtetit do ta vendosin militantët me spaleta, pasi të jenë urdhëruar nga Partia e tyre, siç u provua me sjelljen e policisë ndaj qytetarëve në fund të demonstratës së 21 janarit 2011.
Në fushatën parazgjedhore e zgjedhore të majit 1996, janë vërejtur të njëjtat probleme dhe të shprehura me të njëjtin intensitet në kohë e në numër. Nëse në ditët në vijim kryeministri dhe të gjitha institucionet shtetërore nuk do të reflektojnë, është e qartë se zgjedhjet janë në rrezik. E thënë ndryshe, 8 Maji 2011, ku pritet të provohet kthesa dhe të arrihen zgjedhje me standarde, do të çshenjtërohet. Nëse ndodh kjo, do të kemi të bëjmë me realizimin e një grushti shteti të bardhë, apo le të themi blu si në majin e 1996-ës. Nëse ecet në këtë rrugë të gabuar e pa krye, zgjedhjet do të rezultojnë një dështim i madh për qeverinë dhe Shqipërinë.
Do të ishte fatbardhësi nëse maxhoranca qeverisëse do të reflektojë dhe në ditët në vijim gjërat të vihen në vendin e duhur sipas rendit që përcakton rregulli i demokracisë, siç përcakton ligji dhe Kushtetuta. Është e nevojshme që maxhoranca dhe qeveria të heqin dorë nga roli i të fortit dhe t'i hapin rrugën arsyes dhe ligjit. Zgjedhjet me standarde janë shansi i barabartë si për shqiptarët dhe për qeverinë. Është qeveria që duhet të bëjë gjithçka për të mos e djegur këtë shans të përbashkët dhe në këtë këndvështrim përgjegjshmëria e qeverisë do të kalojë në provën e zjarrit. Le të shpresojmë se qeveria më në fund do ta kalojë këtë provë dhe do të shpëtojë 8 Majin nga çshenjtërimi. Atëherë të gjithë do të ndjehemi të lehtësuar dhe do shikojmë përpara, për të shkuar në Europë si europianë dhe t'iu provojmë atyre se kemi qenë, jemi dhe do të mbetemi qytetarë europianë edhe nëse Europa do ta vonojë aktin e legalizimit. Ne duhet të bëjmë tonën dhe t'i lëmë të tjerët të bëjnë të tyren. Po nëse maxhoranca qeverisëse nuk do të reflektojë për atë çfarë pritet të bëjë? Nuk dua ta mendoj dhe as ta zhvilloj një skenar të tillë. Dua të mbetem optimist se reflektimi do të vijë dhe ndryshimi do të ndodhë. Të urojme dhe të shpresojmë.