Çuli: I takon pozitës të zgjidhë krizën politike

Shkrimtarja dhe politikania Diana Çuli e ftuar në RTV "Ora News" duke komentuar situatën politike në vend tha se i takon pozitës që të gjejë një kompromis me opozitën lidhur me bojkotin e saj në Kuvend. "Detyra kryesore për të gjetur rrugët e kompromisit i takon pozitës. Pozita duhet të hapë kutitë, që t'i tregojmë edhe Evropës që kemi standard për t'u afruar në Evropë", tha ajo.
Diana Çuli pohoi se hapja e kutive do mbyllte çështjen e mosbesimit që ka publiku te vota e lirë. "Nëse hapim kutitë, ata që manipuluan votën, ndëshkohen dhe do krijohet një besim tek zgjedhjet e lira", tha ajo. Sipas Çulit,
PSD ka mbështeur bojkotin pasi nuk ka arsye që kjo të duket si një çështje tepër e vështirë, pasi një bojkot i ngjashëm nga opozita është bërë edhe në Bullgari dhe në Itali.
Lidhur me hapjen e Panarit të 12 të librit, shkrimtarja Çuli tha se panairi është momenti më i bukur për një shqiptar. Çuli vlerësoi edhe ribotimin e librit të saj "Ëngjëj të armatosur" në këtë panair. "Jam e kënaqur nga mënyra se si është botuar libri", tha ajo. Sipas shkrimtares Diana Çuli, letërsia shqiptare kë zënë vend në letërsinë evropiane, por kjo mbi të gjitha falë librave të shkrimtarit Ismail Kadare. Sipas saj, një nga arsyet që librat tanë nuk përkthehen është fakti se gjuha shqipe njihet pak, ndaj dhe përkthimi është i pakët. Diana Çuli u shpreh pro idesë së krijimi të një shtëpie përkthimi.
"Jam pro krijimit të një shtëpie krijimi, sepse edhe ata pak përkthyes që janë do të vinin në këtë shtëpi për të bërë punë e tyre", tha ajo.