E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Thirrje PS-së, të hyjë në Parlament për integrimin në BE



Lëvizja për mendimin ndryshe, nëpërmjet Kastriot Islamit, i ka bërë thirrje opozitës të heqë dorë nga bojkoti dhe të kthehet në Parlament, në emër të integrimit në BE. Në një prononcim për mediat, ai pohon se nuk do të dalë kundër qëndrimit të shumicës dhe nuk do të hyjë në Parlament pa miratimin e saj, por kërkon që Partia Socialistë të rikthehet në Kuvend vetëm në emër të integrimit. “Ky apel vjen pas një mbledhjeje të ambasadorëve të 27 vendeve të Bashkimit Evropian, të cilët kanë deklaruar vendimin që do të merret në mbledhjen e radhës së Këshillit të Evropës të Ministrave të Jashtëm, për t’i dhënë të drejtën Këshillit të Evropës të fillojë negociatat me Shqipërinë, për t’i dhënë asaj statusin e kandidates”. Deputeti i majtë shton se është pro hapjes se kutive, por kundër bojkotit në këto momente kaq të rëndësishme për vendin, kur të gjithë po i drejtojnë opozitës të njëjtën thirrje, të kthehet në Parlament. “Apeli që i bëj Partisë Socialiste vjen pasi kjo parti ka dhënë kontribut në 8 vjet. Ajo e ka filluar procesin për integrimin në BE, prandaj le të vazhdojë të jetë ende prezente kur ky proces të finalizohet”, - deklaron ai.

Islami kthimin e opozitës në Kuvend e justifikon vetëm me vendimin që BE do të marrë ditën e hënë, vendim nga i cili varet e ardhmja e Shqipërisë në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›