E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cdo vit 400 raste te reja vetem nje e treta mbijetojne

01/11/2010Alarmi ne rritje numri i te prekurve nga kanceri i gjirit

Shkak mungesa e kryerjes se vizitave te hershme te mjeku

Fatkeqesisht edhe vendi yne gjithnje e me shume po perballet me nje rritje te frikshme te shifrave qe raportohen ne radhet e pacienteve te prekura nga kanceri i gjirit. Semundja tashme nuk po kursen as moshat e reja. Specialistet e shendetit publik kane deklaruar se rritje ka pesuar edhe numri i femrave qe humbasin jeten si pasoje e komplikacioneve te shkaktuara prej kancerit te gjirit. Keto te dhena jane konfirmuar gjate aktivitetit ndergjegjesues te zhvilluar dje ne pranine e perfaqesuesve politike atyre mjekesore trupit diplomatik dhe shoqerise civile mbi domosdoshmerine e zbulimit te hershem te kancerit te gjirit. Gjate ketij aktiviteti mjeket kane apeluar per kryerjen e kontrolleve te vazhdueshme ne menyre te tille qe edhe parandalimi i semundjes te realizohet ne kohe. Megjithate zyrtarisht konfirmohet se gjate nje viti diagnostikohen me kete semundje rreth 400 raste te reja nga te cilat vetem nje e treta arrijne te mbijetojne. Por ajo qe konsiderohet edhe me shqetesuese mbetet fakti qe nje pjese e konsiderueshme e ketyre rasteve te evidentuara u perkasin edhe moshave te reja. Kanceri i gjirit sot eshte nje problem madhor ne Shqiperi. Karakteristike per Shqiperine eshte fakti qe femrat paraqiten ne stade shume te avancuara dhe vdekshmeria eshte shume e larte. Numri i rasteve ka nje tendence te lehte rritjeje dhe po ashtu edhe tendence per te prekur moshat e reja ka pohuar gjate dites se djeshme specialistja e shendetit publik Lumturi Merkuri. E pranishme ne aktivitetin ndergjegjesues ishte edhe zonja e pare e vendit Teuta Topi. Marredhenia me mjekun dhe me sistemin shendetesor duhet te jete e perhershme per cdo grua kudo qe ajo ndodhet ne fshat apo ne qytet. Cdo tip pengese psikologjike apo mentaliteti duhet tejkaluar ne menyre qe semundjet dhe ne vecanti tumoret e gjirit te kapen ne kohe sepse progresi i mjekesise sot ka treguar qe patologji te tilla jane plotesisht te sherueshme ka deklaruar Topi. Sipas mjekes kanceri i gjiri ne pergjithesi eshte semundje e cila shoqerohet nga simptoma pa dhimbje. Kjo e fundit ka bere qe shpesh te neglizhohet kryerja e vizitave te mjeku nderkohe qe semundja nuk ndalet se perparuari. Ndaj kryerja e kontrolleve sa me te hershme dhe te vazhdueshme te mjeku konsiderohet si e vetmja rruge per ta parandaluar dhe trajtuar ne kohe. Ndersa zv.ambasadorja e SHBA-se ne Shqiperi Deborah Jones beri thirrje per dalje nga ndrojtja dhe frika dhe per diagnostikim te shpejte te semundjes.

Alarmi

Kanceri i gjirit sot eshte nje problem madhor ne Shqiperi. Karakteristike per Shqiperine eshte fakti qe femrat paraqiten ne stade shume te avancuara dhe vdekshmeria eshte shume e larte. Numri i rasteve ka nje tendence te lehte rritjeje dhe po ashtu edhe tendence per te prekur moshat e reja pohon mjekja. Sipas saj cdo vit ne vendin tone evidentohen rreth 400 raste te reja te prekura nga kjo semundje.

Kontrollet

Kontrolli sa me i hershem i semundjes eshte menyra me e mire e trajtimit. Mjeket pohojne se nepermjet kontrollit femrat mund te shpetojne jeten e tyre. Konkretisht flitet per nje vetekontroll te gjirit qe mund te behet nje here ne muaj. Me pas vijohet me viziten specifike te mjeku specialist ku behet ekografia per moshat 20-40 vjec. Pas kesaj moshe vijohet me mamografine e cila evidenton rastet e prekura.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›