Berluskoni serish ne dyshim per lidhje me nje minorene

Italia nen misterin e bunga bunga.A eshte Berluskoni i perfshire ne nje tjeter skandal seksual
Ne fillim ishte vetem Naomi ajo qe ne festat ne vilen e tij i therriste Berluskonit Papi nje minorene per te cilen kreu i Italise u akuzua te kishte pasur me shume se lidhje miqesie. Tani listes se minoreneve te cilave kryeministri italian u ka dhuruar mijera euro pa u kerkuar asgje sic pretendon ai u eshte shtuar edhe Ruby nje marokene e pagezuar Ruby Rubacuori Hajdutja e zemrave e cila e ka vene jeten seksuale te kryeministrit italian deri tani jo pak i perfolur ne qender te vemendjes jo vetem ne Itali.
Fraza e perdorur nga vajza historia e seciles ka cuar ne nisje e nje hetimi per shfrytezim prostitucioni ku te akuzuar jane 4 personazhe 1 deputete e Lombardise mjaft te famshem italiane bunga bunga eshte kthyer ne shprehjen e momentit ne Italine fqinje. Madje edhe napoletanet ne proteste per plehrat e ironizuan kryeministrin e tyre duke thirrur ne rruge bunga bunga.
Deshifrimi i kesaj te fundit eshte ende nje mister edhe pse shprehja eshte e njohur prej nje barsolete te piset qe Berluskoni ia kishte treguar me pare edhe minorenes tjeter Naomi sipas asaj qe kjo e fundit ka treguar. La Reppublica dhe thuajse te gjitha te perditshmet e tjera italiane jane mbushur plot me historine e mistershme te lidhjes mes kesaj vajze dhe kreut te qeverise ndersa opozita i pretendon se kundershtari i tyre ka mbushur kupen dhe duhet te ike. Ne nje shkrim plot perplot pikepyetje te tre diteve me pare La Reppublica shkruan se e gjithe historia mes Berluskonit dhe vajzes se fundit eshte zbuluar pas arrestimit te saj per grabitje ne Milano dhe sipas gazetes ka prova se per ta liruar eshte nderhyre drejtperdrejt nga keshilli i ministrave dhe se ne dere e priste Nicole Minetti e zgjedhur deputete e Lombardise me propozim te Berluskonit pasi i kishte rregulluar ketij dhembin e thyer pas nje sulmi ne nje fushate elektorale. Minetti vete eshte ne listen e modeleve aktoreve dhe grave per te cilat kryeministri eshte perfolur masivisht se i ka promovuar ne moshe shume te re duke u dhene edhe poste te rendesishme.
Hetimi per rastin me te fundit eshte edhe me serioze vete Berluskoni i ka cilesuar historite si plehra mediatike por nderkohe ka nje hetim qe perfshin drejtorin e Rete4 deputete e Lombardise dhe njerez mjaft afer tij qe akuzohen per shfrytezim prostitucioni. Historia e Ruby pseudonim shpertheu pasi thuhet qe ajo te jete rrefyer ne nje interviste ku ka treguar se ka marre nga kreu i qeverise nje makine sportive dhe mijera euro dhurata. Vajza ka mohuar raportet seksuale por ka rrefyer edhe pse ende nuk dihet sa e vertete eshte se ka marre pjese e veshur ne nje ceremoni erotike ku ndodheshin dhjetra gra e vajza nudo dhe Berluskoni e Emilio Fede Drejtor i Rete4. Ky i fundit mendohet ta kete prezantuar vajzen me Berluskonin por Fede e ka mohuar kete por ka pohuar se vajzen e kishte takuar te Berluskoni. E ndersa skandali i bunga bunga mund te perkthehet si seks i dhunshem perhapet mjaft politikane ne Itali mendojne se kjo po terheq vemendjen nga problemet e verteta te vendit. Sidoqofte kryeministri i Italise ndodhet serish ne zgrip per faj te nje historie qe mund edhe te mos jete e vertete. Tani per tani Italia po shqyrton disa mundesi ne lidhje me kete histori mashtrim shantazh skandal seksual dhe asnjera prej te trejave nuk eshte e mire.
Historite e vjetra dhe dyshimet per harem
Nese ka nje harem mbetet per tu provuar por gruaja qe thote se ka shkuar me pagese me Berluskoni-n tani pretendon se po i shkaterrojne jeten. Histori e cmendur ajo mes Kryeministrit italian Silvio Berluskoni dhe me shume se nje duzine grash qe e rrethojne dhe qe sipas mediave kane pasur me te me shume se raporte profesionale. Nje pjese e madhe e tyre qene kandidate ne listat e partise se Berluskoni-t per ne Parlamentin Evropian per te tjerat ai nderhyri qe te zinin vend ne spektaklet e RAI-t. Nderkohe skandali thellohet. E perditshmja spanjolle El Pays ia doli te botonte fotot e nje feste ne vilen e Berluskoni-t ku shfaqen femra te zhveshura.
Njeriu qe zbuloi pasionin e Kryeministrit per femrat e reja ishte Antonello Zappadu. Per britaniken Times Zappadu mohon faktin se ai eshte thjesht nje paparac qe fut hundet ne punet e te tjereve. Mua me shqetesojne me shume fluturimet ushtarake dy here ne jave per ne aeroportin e Sardenjes plot me vajza te reja dhe muzikante se sa cilido harem - ka thene fotografi nje reporter i njohur investigimi dhe lufte.
Berluskoni sidoqofte po perpiqet te mbuloje gjithcka. Ai ia doli te pengonte publikimin e fotove ne Itali por spanjollja El Pays i nxori ato dhe tani Kryeministrit i duhet te jape llogari edhe per dyshimet se ne festat e tij me vajza te zhveshura e gjysme te zhveshura ka pasur edhe minorene. Akuzen ia beri gruaja Veronica Lario e cila i kerkoi divorc.
Tani Berluskoni perballet me prononcimet e nje shoqerueseje e cila thote se eshte paguar 1 mije euro qe te fleje me Berluskoni-n dhe ato qe thote ajo jane shume te qarta. Ajo flet per dhomen ku kane kaluar nje nate dhe sipas saj ate nate asnjeri nga te dy nuk ka fjetur. Detaje te tjera nga gruaja qe per Daily Mirror ka thene se tani njerezit e Berluskoni-t po i cenojne jeten kane qene mjaft te qarta per menyren se si Il Premio i donte gjerat. Pa prezervativ ka rrefyer ajo duke thene edhe se kete ja kishin thene qe ne fillim te nates me Berluskoni-n. Patrizia DAddario thote se ka qene me Berluskoni-n pikerisht diten qe ne SHBA zhvilloheshin zgjedhjet dhe ka ngrene te nesermen nje mengjes me te. Njerezit qe mbrojne Kryeministrin thone se keto jane te gjitha shpifja madje nje prej tyre pretendon se Berluskoni ka bere operacion ne prostate pas te cilit ai nuk mund te beje me seks.
Grate e Berluskonit
Noemi Letizia nje aspirante per aktore se ciles Berluskoni ne ditelindjen e 18-te i dhuroi nje varese 6 mije euro. Ajo mendohet te kete qene 17 vjec kur mori pjese ne nje nga festat e Berluskoni-t.
Aktorja Elena Russo nje nga pese grate e permendura ne Kasetat e Silvios ne te cilen Berluskoni i kerkon nje producenti ti gjeje pune kesaj fluture te vogel.
Politikania konservatore dhe ish-Miss Italia Michela Brambilla qe konsiderohet pasardhese e mundshme e Berluskoni-t.
Binjaket Eleonora dhe Imma De Vivo pjesemarrese ne Ishullin e te famshmeve.
Aida Yespica nje modele nga Venezuela se ciles Berluskoni i tha Me ty mund te shkoj gjithkund edhe ne nje ishull te shkrete.
Ministrja e Arsimit Mariastella Gelmini.
Aktorja Francesca Dellera.
Micaela Biancofiore nje pjesetare e Parlamentit se ciles Berluskoni i tha Nese nuk do isha i martuar do martohesha me ty menjehere.
Aktorja Eleonora Gaggioli e nominuar nga Berluskoni ne Parlamentin Evropian.
Ministrja e Mjedisit Stefania Prestigiacomo.
Angela Sozio aktore qe ka dale ne foto ulur ne preherin e Berluskoni-t ne Sardenje.
Mara Carfagna modele tani ministre e Shanseve te Barabarta ne qeverine e Berluskoni-t edhe asaj Berluskoni i tha se mund te martohej me te.
Aktorja Camilla Ferranti.
Ministrja e Rinise Giorgia Meloni.
Barbara Matera gazetare.
Nicole Minetti vajza qe u propozua si deputete nga Berluskoni pasi i rregulloi ketij te fundit dhembin e thyer. Akuzohet per shfrytezim prostitucioni