E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harxhohen 1.9 miliarde leke nga rezervat

31/10/2010Rreth 516 milione leke per borxhet e ujesjellesve per energjine

Fondi rezerve i buxhetit te shtetit per kete vit eshte 2.5 miliarde

Qeveria ka harxhuar rreth 758 per qind te fondit rezerve ose me konkretisht rreth 1.9 miliarde leke nga 2.5 miliarde leke te planifikuar per tu perdorur. Sipas te dhenave te Ministrise se Financave deri ne fund te muajit gusht 2010 fondi rezerve i buxhetit te shtetit eshte prekur nepermjet 58 vendimeve te Keshillit te Ministrave. Nga 58 vendime te qeverise vetem dy vendime prej tyre nje shtese per Kryeministrine me vlere rreth 1.9 miliarde leke dhe fondi per realizimin e veprimtarive kushtuar 100 vjetorit te lindjes se Nene Terezes me vlere totale prej rreth 24.9 milione leke nuk ishin ekzekutuar deri ne fund te muajit gusht. Nga fondi i ekzekutuar prej rreth 1.84 miliarde leke rreth 1.4 per qind eshte perdorur per shpenzime personeli rreth 27.1 per qind per subvencion rreth 43.5 per qind per shpenzime te tjera korrente dhe rreth 28.0 per qind per investime - theksohet ne analizen e Ministrise se Financave. Rreth 516 milione leke ose rreth 27.2 per qind e fondit rezerve i jane dhene Ministrise se Transportit per pagesen e detyrimeve per energji elektrike te shoqerive te ujesjellesve. Rreth 22.8 per qind e fondit rezerve ose rreth 431.5 milione leke i jane dhene Ministrise se Brendshme nga te cilat permendim fondet per emergjencat civile ne qarkun e Shkodres per te perballuar situaten e shkaktuar nga permbytjet natyrore. Gjithashtu sipas te dhenave te Ministrise se Financave rreth 244 milione leke ose rreth 12.9 per qind i eshte akorduar Ministrise se Bujqesise per nderhyrjet emergjente ne objektet e mbrojtjes nga permbytja dhe digat e rezervuareve dhe per Autoritetin Kombetar te Ushqimit. Per Kryeministrine eshte perdorur rreth 10.9 per qind e ketij fondi ose rreth 206.6 milione leke. Rreth 152.1 milione leke ose rreth 8.0 per qind e fondit rezerve te Keshillit te Ministrave i jane akorduar Ministrise se Financave per kryerjen e rikonstruksionit te Akademise se Trajnimeve te Administrates Tatimore dhe Doganore si dhe per ekzekutimin e vendimeve gjyqesore. Rreth 55.4 milione leke ose 2.9 per qind e ketij fondi eshte perdorur per dhenie ndihme financiare qeverise se Kosoves per realizimin e projekteve te propozuara per komunen Gracanice Kosove.

Perdorimi i fondit rezerve sipas institucioneve per periudhen janar - gusht 2010

Perdorimi i Fondit Rezerve Nr. vendimesh Ne milione leke Ne perqindje

Kryeministria 4 206.6 10.9

Ministria e Ekonomise 1 19.0 1.0

Ministria e Bujqesise 2 244.0 12.9

Ministria e Transportit 3 516.0 27.2

Ministria e Financave 6 152.1 8.0

Ministria e Shendetesise 11 49.0 2.6

Ministria e Drejtesise 3 53.4 2.8

Ministria e Brendshme 18 431.5 22.8

Instituti i Statistikave 1 39.2 2.1

Fondi Shqiptar i Zhvillimit 1 55.4 2.9

KQZ-ja 1 3.9 0.2

Ministria e Integrimit 2 29.6 1.6

MTKRS dhe MPCSSHB 2 53.1 2.8

Te tjera 3 42.5 2.2

Totali 58 1895.3 100.0

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›