Duaraka qyteti i zbuluar ne fund te oqeanit

Vetem pese vite me pare ne gusht te vitit 2005 arkeologet indiane gjeten ne fund te oqeanit mbetjet e nje qyteti antik. Shpjegimet e mbetura ne gojedhenat e hinduve i bene shkencetaret...
Eumlshte nje nga legjendat e zakonshme indiane por qe pas vitesh idhujtarie po kthehet ne realitet. Behet fjala per qytetin Duaraka i cili sipas gojedhenes hindu eshte nje mbreteri e lashte qe daton ne vitet e para pas lindjes se Krishtit dhe qe u zhduk ne menyre te pashpjegueshme. Si nje legjende e paster fetare hinduistet mendojne se shkaku i zhdukjes se ketij qyteti ndash mbreteri ishte shthurja e popullsise se kohes.
Permbytja
Shthurja qe pasqyrohet ne te gjitha shpjegimet hinduiste kishte te bente me konsumimin e sasive te medha te alkoolit poligamine orgjite qe ndodhnin ne kete qytet. Per me teper sipas udheheqesve spiritualiste hindu qyteti i Duarakes kishte numrin me te madh te hajshve qe ne fene ne fjale perdoret per te simbolizuar prostitutat. Keto mekate te pafalshme te ketij qyteti e bene ate qe te fundosej sipas fese hindu.
Mirepo kjo shthurje gjithnje sipas udheheqesve fetare do te ndryshonte kur ne krye te shtetit do te vinte nje besimtar i madh Ugrasena. Ai u be mbret i Duarakes ne vitin 1 para lindjes se Krishtit dhe filloi te merrte masa drastike per te ndaluar kete shthurje. Ai ishte mesuar me ritet hinduiste dhe i zbatonte ato deri ne fund. Per kete arsye Ugrasena nisi te vendose ligje te reja qe nuk u mirepriten nga bashkeqytetaret e tij.
Per te ndaluar shthurjen ai vendosi qe ne qytet nuk do te kishte me alkool e per me teper qe femrat nuk do te dilnin nga shtepia pervecse kur merrnin leje nga vete mbreti. Kjo pritej te shuante mekatet e medha te ketij qyteti por pritshmeria nuk u vertetua. Mbreti u vra nga nje prej kundershtareve te tij dhe sipas kronikes se vetme te kohes qe ka mbetur deri me sot ne ate cast nisi edhe permbytja e qytetit.
Brenda nje dite qyteti u zhduk dhe ne vend te tij mbeti uji ndash kjo eshte e vetmja shprehje qe ka mbetur prej viteve te para pas lindjes se Krishtit nga nje kronike e lashte indiane. Deri me sot ekzistonte vetem hipoteza hinduiste sipas se ciles qyteti u permbyt nga zemerimi i perendive per vrasjen e mbretit qe luftoi shthurjen. Por pas vitesh perpjekjeje shkencore arriti te vertetohej qe permbytja nuk ishte nje mit por nje realitet.
Vetem pese vite me pare ne gusht te vitit 2005 arkeologet indiane gjeten ne fund te oqeanit mbetjet e nje qyteti antik. Shpjegimet e mbetura ne gojedhenat e hinduve i bene shkencetaret qe te mendonin se ky ishte Duaraka dhe pas perpjekjesh ata arriten qe te vertetonin se qyteti ishte permbytur pas nje cunami qe kishte rene ne Oqeanin Indian.
Si te thuash Kitezh
Legjenda e Duarakes te kujton nje legjende ruse ate te qytetit Kitezh. Qyteti ne fjale u permbyt brenda nje dite vecse me ane te nje permbytjeje teknike fale teknologjise se perparuar te kohes te viteve 1232. Sot ne Rusi nuk jane te pakte historianet qe mendojne se Kitezhi ka qene nje qytet real qe ka ekzistuar ne brigjet e liqenit Svetlojar dhe eshte permbytur per te mos rene ne duart e mongoleve krejt e kunderta madje.
Por ne ndryshim nga mendimi kishtar ata mendojne se teknologjia e perparuar e kohes ka mundesuar nje permbytje teknike te qytetit megjithese behet fjale per periudhen e Mesjetes qe nuk shquhej per teknologjine e saj te madhe. Kete fakt historianet e arsyetojne me dokumentet e mbledhura ne vite kerkimi mbi kete ceshtje. Ekziston nje numer i madh doreshkrimesh qe vertetojne ekzistencen e Kitezhit - thote Mekov. Madje ne njerin prej tyre thuhet edhe menyra se si u permbyt qyteti.
Sipas tij qyteti ishte ndertuar ne nje zone ranore te bregut te liqenit ne nje menyre krejt origjinale. Ndertesat ishin te gjitha mbi kete rere levizese - thote ai - dhe shtrirja e qytetit perfundonte aty ku mbaronte zona e reres. Qyteti u ndertua per te qene kryeqyteti i princit Vladimir e ne kete menyre sipas Mekovit e rendesishme ishte qe te mos binte ne duart e asnje armiku ne periudhen e lufterave te vazhdueshme.
Si pasoje e kesaj rera e levizshme u bonifikua me mjetet e kohes dhe nuk u lejua uji qe te hynte me ne shtresat e saj. Ne ate periudhe nuk kishte qytete pa mure rrethuese - sqaron Mekov - Kitezhi i kishte muret rrethuese nga armiku i vetem uji. Sipas tij banoret kishin ndertuar mure rrethuese nen uje per te mos lejuar ujin te depertonte ne reren e tyre.
Mirepo sistemi mbrojtes ishte ndertuar ne menyre te atille qe princi kishte mundesi te hapte dyert e ketij muri cka sillte menjehere vershimin e ujit. Kjo eshte e vertetuar ne doreshkrimet qe kemi gjetur - thote Mekov. Sistemi ishte absolutisht me i miri i kohes e pse jo me origjinali ne te gjitha koherat. Ndertesat e shumta e te renda te qytetit u fundosen menjehere me vershimin e ujit duke sjelle ate cka ne gojedhene u dedikohet fuqive mbinatyrore.
Kjo teze e historianeve ka gjetur mbeshtetje mjaft te gjere ne boten akademike ruse pasi dokumentet e paraqitura prej tyre vertetonin dicka te tille. Ne kete menyre Kremlini ka dhene nje fond te konsiderueshem per kerkime te metejshme ne kete fushe dhe ka lejuar arkeologet te shkojne ne bregun e liqenit per germime.