E Shtunë, 31 Tetor 2026

C'duhet te mesoni per t'u bere artiste

Nese doni te beheni, aktore, regjisore, muzikante, apo piktore, nuk do t'ju mjaftojne vetem dijet e marra ne shkolle te mesme. Shumicen e pikeve (rreth 65 per qind), do te mund t´i merrni pas nje konkursi, me ane te te cilit do te provohen aftesite tuaja. Akademia e Arteve ka publikuar programin e konkursit per te gjitha deget e Fakultetit te Muzikes, Artit Skenik dhe Artit Pamor.

Programi

Per t´u bere aktore, nje rol te vecante do te luaje performanca gjate luajtjes se ndonje pjese, recitimit apo ndonje monologu. Grup i punes, qe ka pergatitur programin e konkursit, e ka pare te arsyeshme qe kandidati te beje ndonje monolog, monolog klasik, te recitoje poezi, te tregoje fabula, apo tregim. Nje pike e rendesishme e konkursit eshte plastika trupore, e cila do te kontrollohet me ane te ecjes, ushtrimeve te bashkeveprimit, kercim etj. Ndersa nuk do te mungoje edhe testimi teorik mbi formimin kulturor te konkurrentit ne fushen e teatrit, dramaturgjise, filmit e letersise. Per Fakultetin e Muzikes jane parashikuar dy faza. Faza e Pare Seleksionuese perfshin provim me shkrim dhe me goje ne disiplinat Solfezh dhe Harmoni, ndersa faza e dyte nje analize te detajuar te formave Muzikore. Konkursi do te zhvillohet ne dy fazat e para seleksionuese. Nderkaq, programi per t'u bere pjese e Fakultetit te Arteve figurative perfshin dy boshte kryesore: Pune Praktike ne Atelie dhe testim teorik. Ne te gjitha ateliete e shkolles ku do te zhvillohet testimi praktik i kandidateve per studente do te kete modele te vendosur (figure njeriu). Studentet do te prezantohen me modelet dhe me pas ata do te vetevendosin: Cilin model zgjedhin, menyren se si kompozojne dhe mjetin me te cilin realizojne vepren. Nderkaq, nje rol jo te vogel ne vleresim do te kene edhe rezultatet ne provimet e Matures Shteterore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›