E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ari Han: Me ne fund do filloj punen

Jeton Selimi

22 Lojtare do te grumbullohen ne miqesoren kunder Polonise. Lista e pare do te kete ne perberje 26 futbolliste, por pas nje grumbullimi disaditor, trajneri holandez, Ari Han, do te perzgjedhe edhe 22 elementet, sipas tij, me te nevojshem.

Eshte shfaqur ne tribunen e nderit te stadiumit "Qemal Stafa" personi me "most wanted" nga opinioni sportiv shqiptar, trajneri i kuqezinjve, holandezi Ari Han. Gjate gjithe 90 minutave, ai ka mbajtur shenime, ka buzeqeshur pas nje aksioni te bukur apo eshte rrudhur, kur ka vene re amulline e zakonshme te ndeshjeve shqiptare, megjithate, ne mbremje, ne studion e "Ora Sport", ai eshte zhveshur "lakuriq" perpara pyetjeve, duke treguar detaje nga me te ndryshmet. "Me vjen mire qe do filloj punen, e nis trajneri kuqezi. Futbolli shqiptar po kalonte nje situate aspak te mire. Humbem shume kohe, tani duhet te rikuperojme shume. Gjithcka do te nise me grumbullimet e lojtareve, por per te qene me i sinqerte, eshte ndryshe t'i shohesh lojtaret ne ndeshje dhe ndryshe ne grumbullim. Do ta nisim me Polonine. Per lojtaret do te jete me mire t'i masin forcat me nje skuader te forte, pasi ndaj ekipeve te mira ke se cfare te mesosh", deklaron trajneri Han, duke iu referuar miqesores me Polonine. Me pas, argumenti prek listen e dy miqesoreve te para. Ne to nuk figuronin Salihi e Bylykbashi, por holandezi kerkon te sqaroje gjithcka. "Listat e para u bazuan te njohjet e mia te para. Une nuk kam dashur t'ia mbyll deren Salihit apo Bylykbashit, sikurse nuk kam ndermend ta bej kete gje as me Bushin, Deden apo Haxhin. Ne listat e mia do te jene lojtaret me ne forme. Kuptohet, qe nese nje element eshte rezerve te nje skuader me emer te madh, ai nuk mund te jete i barabarte me nje lojtar qe eshte rezerve ne kategorine e dyte. Me kete dua te them se nuk jane emrat, por forma e lojtareve ajo qe do te percaktoje listat e mia", deklaron Ari Han. Per miqesoren kunder Polonise, trajneri holandez zbulon se lista do te jete me 26 lojtare, ku 4 emra do te skarcohen menjehere pas grumbullimit. "Ne grumbullim do te jene 26 lojtare dhe me pas, kunder Polonise vetem 22. Natyrisht qe, ne grumbullim do te jene edhe Salihi e Bylykbashi, tregon trajneri kuqezi. Do te kete rinovim te perfaqesueses, por dua qe ekipi te luaje futboll te bukur. Une i aplikoj te gjitha skemat. Do te perpiqem t'i pershtat Shqiperise skemen me te mire. Shqiperia nje Holande e vogel? Me mire te themi se Shqiperia do te luaje nje futboll te bukur", deklaroi trajneri i kuqezinjve, holandezi Ari Han.

Holandezi per derbin: Ndeshje e bukur

Derbi mes Partizanit dhe Tiranes nuk mund te kishte ndonje tifoz me te vecante se trajnerin e kuqezinjve. Holandezi i ka bere nje rezyme 90 minutave te ndjekura ne stadium, duke e karakterizuar perballjen nje sfide emocionuese dhe te kenaqshme per tifozet. "Ne ndeshjen qe ndoqa sot (dje, Partizani-Tirana), pashe lojtare qe i kisha thirrur dhe ne zbor. Doja te sigurohesha per ta. Ndeshja ishte relativisht e bukur. Pati gjithcka, gola, kartone te verdhe e te kuq, penallti te humbura. Tifozet jane kenaqur me te vertete. Vura re aksione te mira dhe te keqija. Duro nuk ishte ne forme te mire, ndersa te tjeret u paraqiten pozitivisht. Per mua, Bakaj dhe Dhembi ishin ne pozicione te huaja, sidoqofte, cdo trajner ka mendimin e tij dhe une kam timin", e mbyll deklaraten e tij trajneri i perfaqesueses kuqezi, holandezi Ari Han.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›