E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamon s'e ndal as Elbasani

Dinamo-Elbasani 3-1

Shenues: Poci 14', Pejic 22', Allmuca 53'/ Ahmataj 77' (p)

Dinamon nuk e ndal as Elbasani. Blute vazhdojne marshimin e tyre drejt titullit kampion, edhe pse vazhdojne te kene pas shpine Partizanin. Fitorja e lehte ndaj verdhebluve nuk ishte parashikuar as nga trajneri Ilir Daja, qe ka pare ekipin e tij te triumfoje lehtesisht. Tre gola ne harkun e 39 minutave i kane dhene fund perpara kohe nje ndeshjeje qe premtonte shume. Ne fakt, Elbasani nuk i ka bere thuajse fare rezistence pretendenteve per titullin kampion dhe nje gol i shenuar ne minuten e 77 nga Ahmataj ishte shume pak per te pretenduar marrjen e nje pike te vetme. Serine e rrjetave te tundura e cel Artion Poci. Ne minuten e 14-te, "xholi" i formacionit te Dajes mposht portierin Toci dhe i hap rruge golit te kroatit Pero Pejic vetem 8 minuta me pas. Golat e shpejte te Dinamos, natyrisht, jane edhe nje fare presioni mbi Partizanin, qe nga ana tjeter nuk gabon. Me kete rezultat mbyllet pjesa e pare. Ne te dyten eshte Igli Allmuca qe kapitullon verdheblute. 3-0 pas vetem 8 minutash loje nga pjesa e dyte. Per te vene ne vend "nderin" e Elbasanit, ka menduar kapiteni Ahmataj qe shenon nga pika e bardhe e penalltise, duke mposhtur ish-shokun e tij te ekipit, Kotorrin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›