E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karikature anti-islamike, proteste ne Pakistan

Te pakten kater mije pakistaneze protestuan dje ne kryeqytetin Karaci kunder nje filmi qe kritikon Islamin dhe lidhur me ribotimin e nje karikature te profetit Muhamed. Filmi i titulluar "Fitna" ose "Lufta", i ligjvenesit holandez antiemigracion, Geert Eilders sugjeron se Kurani nxit dhunen dhe eshte denuar nga shume vende myslimane. Protestat jane zhvilluar me pare nga grupet ekstremiste Islamike ne Pakistan, vendi i dyte me i madh mysliman, kunder filmit dhe ribotimit ne shkurt te nje karikature te profetit Muhamed ne gazetat daneze qe shkaktuan trazira me shume se dy vjet me pare. Grate, pjesa me e madhe e te cilave ishin te veshura me burka, veshja qe perdorin disa gra konservatore myslimane, hodhen slogane kunder Holandes dhe Danimarkes dhe bene thirrje per bojkotimin e mallrave te tyre. "Protesta tregon se grate myslimane jane po aq te zemeruara sa burrat lidhur me fyerjen qe i eshte bere profetit dhe fese", tha Mohammad Hussain Mehanti, nje klerik i partise Jamaat-e-Islami qe organizoi protesten.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›