E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cech: Duhen lojtarë të tjerë te Chelsea

Portieri i Chelseat, Peter Cech, është i qetë dhe shpreson se do të ketë prurje të reja në Londër, si edhe largime nga klubi.
"Ekipi gjithmonë ka nevojë për një, dy ose tre lojtarë të rinj. Por kjo varet nga idetë e trajnerit. Ne kemi një trajner i cili dëshiron të mësojë më shumë për ekipin para se të bëjë blerje të reja", ka thënë çeku.
"Mendoj se është shumë herët për nënshkrime të reja. Tashmë do të kalojmë një javë në stërvitje në Londër dhe pastaj do të largohemi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një turne 10-ditor", shtoi portieri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›