Japoni, zgjedhjet e parakohshme në 30 gusht

Kryeministri japonez Taro Aso ka vendosur të zhvillojë zgjedhjet e parakohëshme në muajin gusht për të rinovuar dhomën e ulët. Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase, që citojnë disa eksponentë të lartë të politikës. Po sipas këtyre burimeve, shpërndarja e dhomës së ulët te parlamentit, është parashikuar të ndodhë më 21 korrik. Vendimi besohet se është marrë në orët e para të mëngjesit të së hënës pas një takimi të kryeministrit dhe liderit të koalicionit të maxhorancës. Takimi është zhvilluar ndërmjet Taro Asos dhe përfaqësuesit më të lartë të Partisë së tij Liberale (LDP), njofton kanali televiz NHK. Periudha legjislative përfundon në shtator, ndërsa zgjedhjet duhej të zhvilloheshin më së shumti në tetor. Të dielën partia e kryeministrit Aso pësoi një disfatë të rëndë në Tokio, në zgjedhjet lokale për bashkine e Tokios, që cilësoheshin shumë të rëndësishme. Partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Japonisë (DPJ), për herë të parë ka rezultuar forca më e fuqishme politike dhe shpreson të mundë edhe në nivel kombëtar Partinë Liberale, e cila qeveris thuajse pa ndërprerje prej rreth 50 vjetësh. Zyra e kryeministrit tha se ai kishte rënë dakord për datën me partinë e tij Liberaldemokrate dhe një partner të koalicionit, nëse ky vendim që ndodhet para parlamentit miratohet. Ditën e dielë LDP, që kishte qeverisur Japoninë për gati 50 vjet, humbi kontrollin e Asamblesë Metropolitane të Tokios. Kjo disfatë e kombinuar edhe me recesionin ekonomik, ripërtërinë spekullimet lidhur me planet e ardhshme të kryeministrit dhe perspektivën e partisë së tij në zgjedhjet kombëtare.