E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Çejku: Ka pasur skepticizëm për anëtarësimin në NATO të vendeve të rajonit

Ish ambasadori Arben Çejku i ftuar në studion e emisionit “3 D nga Alban Dudushi” në RTSH, u shpreh se lufta e Kosovës mendohej se ishte një kërcënim për destabilizim në të gjithë rajonin, për më tepër NATO ishte skeptike se çfarë do të ndodhte me Kosovën brenda Jugosllavisë.

Arben Çejku gjithashtu theksoi se NATO e shihte me skepticizëm anëtarësimin me vendet e rajonit.

“Do thoja që çështja e Kosovës një çështje e pazgjidhur, konfliktet ndër etnike, lufta në Bosnje në 94-95, zhvillime të tjera, kërcënimi për destabilizim në të gjithë rajonin nga lufta e Kosovës, pikëpyetjet që ishin tek qendra e sigurisë në NATO se çfarë do të ndodh me Kosovën, sigurisht që nuk ishin të shmangura nga ajo që mund të afektohej në Shqipëri.

Ka pasur pak skepticizëm për të parë se si do të jetë fundi i Kosovës brenda ish Jugosllavisë dhe në anën tjetër në dimë që në 2001 pati një konflikt sado lokal sado i izoluar në Maqedoninë e Veriut. Gjithë këtë në këndvështrimin rajonal duket që nuk kishte një stabilitet të qëndrueshëm”, tha Arben Çejku.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›