Zaimi: Evropa duhet të rrisë aftësitë e veta mbrojtëse

Gazetarja Gerta Zaimi, duke komentuar aftësitë mbrojtëse u shpreh në studion e emisionit ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH se Evropa duhet të përgatitet gjithashtu për rritur edhe buxhetin nga prodhimi i brendshëm në lidhje me sigurinë dhe armatimet. Zaimi theksoi se Evropa e kuptuar që duhet të investojë në këtë.
“ Evropa duhet të përgatitet gjithmonë e më shumë për të rritur aftësitë e veta mbrojtëse të saj, të rrisë buxhetin nga prodhimi i brendshëm në lidhje me sigurinë dhe armatimet por nuk e shoh një Evropë të shkëputur nga NATO. Evropa e ka kuptuar që duhet të investojë dhe ka filluar të investoj, vetëm 8 shtete janë ato të cilët nuk e kanë kapur 2% kurse shtetet e tjera 2% e kanë kaluar që është çatia minimale”, tha Zaimi.
/rtsh.al/