Ceka: "Fitorja e se djathtes, nje domosdoshmeri"
Kreu i Partise Aleanca Demokratike, Neritan Ceka gjate nje takimi qe zhvilloi me banoret e Dumrese ne Qarkun e Elbasanit, e konsideroi fitoren e se djathtes si nje domosdoshmeri per vendin. Sipas Cekes, "Aleanca e Ndryshimit" do te beje te mundur shfrytezimin e resurseve te mrekullueshme turistike te kesaj zone, duke hapur keshtu shume vende pune per banoret qe jetojne ne kete zone. Po keshtu sipas Cekes, te djathtet do te ndihmojne fermeret duke subvencionuar blerjen e farave, plehrave dhe naftes pergjate kater viteve te ardhshme. Nga ana tjeter ai i ftoi qytetaret e kesaj zone te votonin PAD-ne, duke theksuar se ajo kishte nje projekt te gatshem, per zhvillimin e kesaj zone. Presidenti i Aleances, teksa ka kaluar ne koalicionin e djathte, i ka dhene rendesi takimeve te vogla me elektoratin, pikerisht per elemente jetike, qe kane te bejne me jeten e perditshme.